Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

DITA 23 NGA 25

Dhurata e papërshkrueshme e Perëndisë

Praktikisht, si e marrim pajtimin dhe si mburremi në Perëndinë? Përmes Jezu Krishtit. Kjo do të thotë se e bëjmë portretin e Jezusit në Bibël, pra: veprën dhe fjalët e Jezusit të portretizuara në Dhiatën e Re, përmbajtjen thelbësore të mburrjes tonë në Perëndinë. Pa përmbajtjen e Krishtit, mburrja në Perëndinë nuk e nderon Krishtin. Dhe atje ku Krishti nuk nderohet, nuk nderohet Perëndia.

Te 2 e Korintasve 4:4-6, Pali e përshkruan kthimin në besim në dy mënyra. Në vargun 4, ai thotë se kthimi në besim është të shohësh “lavdinë e Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë”. Dhe në vargun 6, ai thotë se është shikimi i “lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit”. Në të dyja rastet e dallojmë idenë. Kemi Krishtin, shëmbëllimin e Perëndisë dhe kemi Perëndinë, në fytyrën e Krishtit.

Të mburremi në Perëndinë do të thotë të mburremi në atë që shohim dhe dimë për Perëndinë në portretin e Jezu Krishtit. Kjo mburrje arrin përjetimin e saj të plotë kur dashuria e Perëndisë derdhet në zemrën tonë përmes Frymës së Shenjtë, ashtu si na thotë Romakëve 5:5. 

Ai përjetim i ëmbël i dashurisë së Perëndisë, i dhënë nga Fryma, na përcillet gjatë meditimit tonë mbi realitetin historik të vargut 6: “Sepse, ndërsa ishim ende të dobët, Krishti vdiq në kohën e tij për të pabesët.”

Ja, pra, theksi i Krishtlindjes. Jo vetëm që Perëndia bleu pajtimin tonë me anë të vdekjes së Zotit Jezu Krisht (Romakëve 5:10), jo vetëm që na aftësoi ta pranonim pajtimin përmes Zotit Jezu Krisht, por që tani ne mburremi në vetë Perëndinë nëpërmjet Frymës, përmes Zotit tonë Jezu Krisht (Romakëve 5:11).

Jezusi bleu pajtimin tonë. Ai na aftësoi që të marrim pajtimin dhe të hapim dhuratën. Vetë Jezusi shkëlqen si dhurata e papërshkrueshme e Perëndisë–Perëndia në mish–duke nxitur gjithë mburrjen tonë në Perëndinë.

Shiko drejt Jezusit këtë Krishtlindje. Pranoje pajtimin që Ai e bleu. Mos e lër të pahapur dhuratën në raft. Edhe kur ta hapësh, kujto që vetë Perëndia është dhurata e pajtimit me Perëndinë.

Mburru në Të! Përjetoje Atë si kënaqësinë tënde. Njihe Perëndinë si thesarin tënd.

Shkrimet e Shenjta

Dita 22Dita 24

Rreth këtij plani

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë