Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Një Shkundje GëzimiShembull

A Jolt of Joy

DITA 6 NGA 31

Kur ke gëzim në jetën tënde, kjo do të rrisë dëshminë tënde! Kur gëzimi rikthehet në jetën tënde, do të kesh fuqinë për të bërë ndryshime gjatë udhëtimit tënd mbi këtë tokë. Mëkatarët do të të dëgjojnë sepse ke gëzim. Shkelësit do të interesohen për ato që ke për të thënë kur të shfaqësh gëzimin që sjell vetëm shpëtim.

A nuk është kjo ajo që duam të gjithë? Të gjithë duam të bëjmë një ndryshim gjatë kohëzgjatjes së jetës sonë. Duam që jetët tona të kenë më shumë vlerë sesa thjesht një fjali në gurët e varreve. Ne duam të lëmë një trashëgimi jetësh që kanë ndryshuar sepse kanë përshkuar rrugën tonë në jetë. Gëzimi do të bëj të mundur të bësh ndryshimin në jetën e dikujt tjetër.

Gëzimi do të forcojë dëshminë tënde dhe ti do të kesh aftësinë për të ndryshuar jetën e dikujt tjetër. Nëse mendon se gëzimi është shpikur vetëm për të të bërë të ndihesh më mirë duhet të ndryshosh të menduarit! Perëndia ka nevojë për një brez njerëzish të mbushur me gëzim, të cilët janë të gatshëm të bëjnë një ndikim të thellë në botën në të cilën jetojmë. Unë jam dakort... po ti?!
Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

A Jolt of Joy

Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.

More

Ne do të dëshironim të falënderojmë Carol McLeod për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.justjoyministries.com