Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Një Shkundje GëzimiShembull

A Jolt of Joy

DITA 31 NGA 31

Shqetësimi ose frika thjesht mund të përkufizohet si një mungesë besimi në Zotin që ju do pa kushte dhe që bën të mundur që të gjitha gjërat të bashkëvepreojnë për të mirën tuaj. Kur jeni të mbushur me shqetësim, ju jeni duke besuar në mënyrë të gabuar se problemet tuaja janë tepër të mëdha edhe për vetë Zotin që të kujdeset për to. Nëse jeni të mbushur me frikë, gabimisht mendoni se mëkati juaj është aq i madh sa edhe Zoti nuk mund t'ju falë. Nëse keni të bëni me ankth, ju fatkeqësisht dhe gabimisht e keni bindur veten se jeta juaj është kaq jashtë kontrollit sa që është përtej fuqisë së Perëndisë për të risjellë rendin në jetën tuaj.

Nëse je një njeri i fiksuar që vetëm merakoset, nuk do të përjetosh kurrë gëzimin që duhej të ishte i yti. Shqetësimi dhe gëzimi janë reciprokisht ekskluzivë. Shqetësimi, në gjendjen e tij më të thjeshtë, është një formë patetike e ateizmit. Si mundet dikush të kapërcejë brengën, frikën dhe ankthin?

Bibla na tregon se paqja është rezultat i besimit te Perëndia. A mund t'i besosh Atij? A do t'i besosh Atij sot? A do të deklarosh, me zë të lartë, "Jezus, unë të besoj me gjithë zemrën time! Unë besoj se asgjë nuk është e pamundur për Ty dhe se Ti ke plane për mirë për jetën time!"

Kur ta mbushësh mendjen dhe shpirtin me Fjalën e Perëndisë, do të jesh i lirë nga frika e së keqes. Kur të rrëfesh kush është Zoti dhe çfarë është Ai në gjendje të përmbushë në jetën tënde, atëherë atëherë ankthi, shqetësimi dhe frika do të zhduken mrekullisht. Dhe çfarë do të mbetet në vendin e këtyre emocioneve të tmerrshme? Ti do të zbulosh se je marrësi i bekuar i gëzimit!
Dita 30

Rreth këtij plani

A Jolt of Joy

Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.

More

Ne do të dëshironim të falënderojmë Carol McLeod për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.justjoyministries.com