Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Një Shkundje GëzimiShembull

A Jolt of Joy

DITA 23 NGA 31

Pali, teologu dhe ungjilltari më i madh i të gjitha kohërave, është përsëri në telashe! Ai është kapur duke predikuar Fjalën e Zotit në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Sidoqoftë, përpara se ta dërgonin në burg, vetë Mbreti Agripa kishte vendosur të dëgjonte versionin e ngjarjes të Palit. Agripa u përcoll në mes të degjuesve me të gjithë madhështinë e tij pompoze dhe qëndroi ulur në mesin e politikanëve kryesorë të kohës.

Ndërsa turma heshti në praninë e tij, Mbreti Agripa i cili njihej si një sundimtar i fuqishëm dhe i kërkuar, vështroi në drejtim të Palit dhe e lejoi atë të flasë për veten e tij.

Si do t’i përgjigjeshe kësaj situate? Me të vërtetë, zemra ime do të kishte dalë jashtë gjoksit nga rrahjet e forta! Shumica prej nesh do të kishin pyetur veten se ku ishte Zoti në gjithë këtë! "Me të vërtetë Zot? Unë kam qenë duke predikuar Ungjillin për Emrin Tënd dhe tani këtu duhet të mbrohem para njeriut më të fuqishëm të gjallë?!"

E di që do t’i lutesha Zotit të mos më lejonte të ndihesha keq ose të më binin të fikët në prani të këtij njeriu që mund të më vriste ose të dënohesha në një burg romak vetëm me një shenjë autoritare të kokës së tij.

Pali me qetësi shtriu dorën në drejtimin e Agripës dhe filloi një nga mbrojtjet më elokuente të të gjitha kohërave me këto fjalë të përzemërta, “O mbret Agripa, e quaj veten të lumtur që kam mundësi sot të shfajësohem para teje nga të gjitha ato që më kanë akuzuar Judenjtë.”- Veprat 26:2

Pali me guxim thotë: "Unë e quaj veten të lumtur ..." Herës tjetër që do të jesh në një situatë të vështirë, a do ta quash veten të lumtur?

Herës tjetër që nuk bëhet sipas mënyrës tënde, si thua ta quash veten të lumtur?

Kur jeta jote është gati në shpërthim, pse nuk përpiqesh, siç bëri Pali, ta quash veten të lumtur!
Dita 22Dita 24

Rreth këtij plani

A Jolt of Joy

Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.

More

Ne do të dëshironim të falënderojmë Carol McLeod për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.justjoyministries.com