Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Një Shkundje GëzimiShembull

A Jolt of Joy

DITA 22 NGA 31

A je gati për këshillën më të mirë në historinë e të gjitha kohërave? A je gati për një plan që do të sigurojë aftësinë tënde për të ecur në fitore dhe për të mos qenë më kurrë një viktimë e depresionit ose dekurajimit? Nëse po ... atëherë devocionali i sotëm është për ty!

"Vazhdo të gëzohesh!" është një urdhërim i Testamentit të Ri që do të thotë që ti me të vërtetë nuk ke një zgjedhje! Strategjia jote për fitore është "Vazhdo të gëzohesh!"

Gëzimi nuk është një kundërshtim i bindjes ndaj Zotit. Gëzimi ËSHTË bindje ndaj Zotit!

Gëzimi është një veprim i bindjes dhe ne jemi të urdhëruar të gëzohemi tek Zoti dhe të kënaqemi me praninë e Tij.

C. S. Lewis e tha atë në këtë mënyrë, "ashtë një detyrë e krishterë për të gjithë që të jenë aq të lumtur sa mund të jenë!"

Qëllimi i jetës tënde është ta lavdërosh Zotin çdo ditë që jeton. Qëllimi i jetës tënde është të nderosh Emrin e Tij me çdo zgjedhje që bën, çdo fjalë që flet dhe çdo mendim që mendon. Ti e nderon Zotin kur zgjedh gëzimin e pranisë së Tij. Ti nuk e lavdëron Atë përmes urrejtjes, ankimit, hidhërimit ose mosfaljes.

Ti e lavdëron Zotin kur vendos të kundërshtosh nxehtësinë e zjarrit me gëzim! Ti duhet të marrësh këshillat e Frymës së Shenjtë dhe të vendosësh se me të vërtetë do të gëzohesh herën tjetër, kur je duke përjetuar kohë të vështira vuajtjesh. Këto vargje na mësojnë qartë se nuk duhet të kemi frikë nga sprovat e vështira në jetë ... por ajo që duhet të bëjmë është të gëzohemi!
Dita 21Dita 23

Rreth këtij plani

A Jolt of Joy

Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.

More

Ne do të dëshironim të falënderojmë Carol McLeod për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.justjoyministries.com