Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Një Shkundje GëzimiShembull

A Jolt of Joy

DITA 11 NGA 31

Si është në gjendje një person të ketë gëzim ndërsa përjeton rrënimin e një sfide? Kjo tingëllon shumë shpirtërore për të qenë praktike. Kush mendon Fryma e Shenjtë se ne jemi, sidoqoftë? Ndonjë version i Nënë-Terezës, Polianës dhe Meri Popins?!

Zgjedhja për të qenë një i krishterë i gëzuar, megjithë dhimbjen e jashtëzakonshme njerëzore, duket shumë e madhe dhe e fuqishme për shumicën e njerëzve...dhe thjesht jo reale për të tjerë. Si mundet dikush të konsideroj në mendjen e tij sfidat një arsye për gëzim?! Kjo është plotësisht absurde! Është e paimagjinueshme edhe në rastin më të mirë ... përveç nëse, sigurisht, ti e njeh Jezusin. Atëherë, të kesh gëzim në mes të një zhgënjimi bëhet një mundësi shumë e vërtetë dhe e sinqertë!

E vërteta është kjo: ne jemi në gjendje të kemi gëzim pa marrë parasysh traumën apo tragjedinë sepse asgjë nuk është në gjendje të na ndajë nga prania e Tij. Dhe është në praninë e Tij ku gjithmonë ka gëzim të plotë. As vdekja, as sëmundja nuk janë në gjendje të na mohojnë forcën dhe rehatinë e pranisë së Tij. Rrënimi financiar, sfidat e marrëdhënieve dhe madje zemrat e thyera, nuk e kanë fuqinë e largimit të fëmijëve të Tij nga dashuria dhe kujdesi i butë i Atit të tyre. Një divorc nuk është në gjendje të na mohojë hyrjen në dashurinë e Tij dhe fëmijët rebelë nuk do të mund të largojnë nga gjithçka që Ai është.

Ne duhet të zgjedhim gëzimin në situata kur gëzimi do të ishte përgjigja jonë e fundit. Kur jemi të zemëruar me njerëzit ... të zhgënjyer nga jeta ... në mes të pikëllimit ... dhe të torturuar nga depresioni ... Jakobi na drejton drejt një alternative më të shëndetshme: GËZIMIN!

Rrethanat tokësore janë në gjendje të vjedhin lumturinë tonë, por kurrë gëzimin tonë! Prandaj, herën tjetër kur të përballesh me një sfidë, mos e mirëprit depresionin, por përkundrazi, fillo të numërosh të gjitha arsyet pse je në gjendje të jesh një i krishterë i mbushur me gëzim dhe i përmbushur!

Gëzimi është vërtet prova që përcakton nëse kemi vendosur rrugën tonë duke qëndruar në prani të Zotit.

Shkrimet e Shenjta

Dita 10Dita 12

Rreth këtij plani

A Jolt of Joy

Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.

More

Ne do të dëshironim të falënderojmë Carol McLeod për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.justjoyministries.com