Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Një Shkundje GëzimiShembull

A Jolt of Joy

DITA 12 NGA 31

Jezusi kaloi nëpër sprova dhe rrethana të vështira ndërsa jetoi në tokë si njeri. Kryqi ishte më shumë se një provë dhe më i madh se një parehati. Kryqi ishte dhimbje! Ishte vuajtje! Ishte agonia më e madhe e njohur në të gjithë njerëzimin. Si mund ta duronte Jezusi kryqin dhe mundimin e dhimbjes fizike që i ishte vendosur?

Ai duroi kryqin, edhe pse Ai e përçmoi dhimbjen, për shkak të gëzimit që ishte vendosur para Tij. Cili ishte gëzimi që Jezusi pa kur ishte në kryq? Cili ishte gëzimi i jashtëzakonshëm mbi të cilin ai u përqëndrua, kur dhimbja ishte shumë e madhe për t’u përballuar? Gëzimi që i dha Jezusit forcën për të vazhduar ishe ti ... dhe unë. Ne jemi gëzimi i Tij dhe Ai është gëzimi ynë!

Jezusi e dinte se Ai duhej të vdiste në mënyrë që ne të mund të jetonim ... ky ishte gëzim i pastër për Të! Jezusi e dinte që Ai duhej të gozhdohej në kryq, në mënyrë që të mund të çlirohemi nga dhimbja, varësitë dhe depresioni … ky ishte gëzim i papërshkrueshëm për Të! Jezusi e dinte që Trupi i Tij duhej të duronte një vdekje të tmerrshme, në mënyrë që të mund të shëroheshim ... dhe Ai e konsideroi këtë si gëzim të pastër!

A i pëlqente Jezusit ajo që duhej të kalonte? Jo ... Bibla na thotë se Ai e përçmoi atë ... por ai e bëri atë sepse ai të quajti "Gëzim". Mund të kemi gëzim sepse ne kemi Jezusin!

Shkrimet e Shenjta

Dita 11Dita 13

Rreth këtij plani

A Jolt of Joy

Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.

More

Ne do të dëshironim të falënderojmë Carol McLeod për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.justjoyministries.com