Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Një Shkundje GëzimiShembull

A Jolt of Joy

DITA 4 NGA 31

Barinjtë ishin duke qëndruar në errësirën dhe në ftohtin e një nate në Betlehem, duke ndenjur rreth një zjarri që bënte dritë të lehtë dhe lëshonte nga pak ngrohtësi herë pas here. Barinjtë ishin të pa arsimuar, anëtarë të përulur të shoqërisë me papastërti në trurin e tyre dhe me jargë delesh midis gishtërinjve të tyre. Barinjtë kurrë nuk kishin ndonjë shpresë për përparim … pa asnjë shpresë për të zotëruar tokën e tyre … pa asnjë shpresë për t’u ngritur më lart në jetë. Bota e tyre e pavlerë nuk ndryshoi kurrë … natë pas nate me gjakderdhjen e deleve dhe sikletin e shakave pa shije rreth zjarrit. Bota e tyre përqendrohej rreth deleve të shqetësuara, të pabindura dhe të infektuara nga morrat. Dhe ti mendon se jeta jote është e shëmtuar?!

Në një natë të tillë ndërsa dridheshin dhe përpiqeshin të qëndronin zgjuar, qielli shpërtheu në botën e tyre të vogël dhe të errët. Kënga e engjëjve shpërtheu në zonën e luftës në tokë dhe shpalli gëzimin e parajsës në ekzistencën e tyre të errët dhe të ftohtë. Yjet po binin me ngjyra të rralla dhe të lavdishme ndërsa hapeshin qiejt, dhe një kor engjëjsh kënduan me lavdi një simfoni të fuqishme që mund të dëgjohet edhe sot.

"Prandaj vini re, unë ju sjell një lajm të mirë për Gëzim të madh që do të jetë për të gjithë njerëzit!"

Jezusi pushtoi botën tonë me gëzim dhe është akoma dhurata e Tij për ty sot. Prania e tij në jetën tënde mrekullisht bën që errësira të zhduket dhe i jep jetë shpresës.

Fjala e parë e përdorur për të përshkruar lindjen e Jezusit ishte fjala "gëzim"! Unë besoj se duhet të jetë fjala e parë e përdorur për të përshkruar edhe ty. Gëzimi është shenja e lindjes e një të krishteri dhe duhet të shkëlqejë nga çdo pore emocionale dhe shpirtërore e trupit tënd. Je shënuar përjetësisht me gëzimin e parajsës dhe tani është radha jote të këndosh këngën e engjëjve!

Jeta jote ka të bëjë me bartjen e pranisë së Krishtit në botën tonë të pashpresë, të errët dhe të ftohtë. Maria ishte bartësja e parë e Krishtit Fëmijë, në mënyrë që edhe ne të mund të ishim bartës të ADN-së hyjnore. ADN-ja e Qiellit është shkruar "Gëzim" dhe bota e errët dhe e ftohtë në të cilën jeton është e dëshpëruar për të!

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

A Jolt of Joy

Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.

More

Ne do të dëshironim të falënderojmë Carol McLeod për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.justjoyministries.com