Cili Është Kuptimi i Pashkës?Shembull
Hiri Që Shpëtoi Botën!
Dita e djeshme, përfundoi me një ngjarje të trishtueshme. Jezusi, shëruesi i sjellshëm, u vra brutalisht. I përkryeri kishte vdekur.
Ndjekësit e Jezusit ishin braktisur, ishin të frikësuar. A do të kthehej në jetë, ashtu siç kishte premtuar? Ndoshta e gjitha kjo ishte një mashtrim. Ndoshta kjo gjë nuk do të ndodhte. Ndoshta ata ishin mashtruar.
I mban mend, dy videot nga Jason, që ke parë përgjatë këtij plani? Po vemjet e vogla? Shiko videon e fundit të Jason, për të kuptuar se çfarë kuptimi ka e diela e Pashkës për të—dhe çfarë kuptimi ka për ty!
Erdhi e diela e Pashkës! Jezusi nuk është më i vdekur! Ai është i gjallë përgjithmonë! Ai e pagoi çmimin e mëkatit, njëherë e përgjithmonë. Ajo që ne duhet të bëjmë, është të besojmë me gjithë zemër që Perëndia e ringjalli Jezusin prej së vdekurish, dhe të pranojmë dhuratën e Hirit për mëkatet tona. Perëndia e kishte ndërtuar këtë plan nga fillimi: Ai ndërtoi një rrugë që ne të shkojmë drejt Tij!
Është e mrekullueshme. Ndjekësit e Jezusit kaluan nga një gjëndje frike dhe me zemër të thyer, në një gjëndje gëzimi dhe të mrekulluar, teksa panë që e gjithë ajo që kishin besuar ishte e vërtetë. Ata dhanë pjesën e mbetur të jetës së tyre, për të ndarë lajmin e mirë, që Jezusi e mposhti vdekjen njëherë e përgjithmonë!
Ata rrezikonin të përfundonin në burg, për lajmin që ishin duke ndarë. Faktikisht, shumica prej tyre u vranë, vetëm sepse nuk rreshtën së treguari të gjithëve dhe kudo ku shkonin për Jezusin. Drejtuesit e asaj kohe, u përpoqën ta bënin këtë histori të heshtë sepse ishin xhelozë dhe të frikësuar, se turma e njerëzve do ndiqte Jezusin dhe jo ata. Por gjithsesi, historia e dashurisë së Perëndisë dhe e ndërtimit të mardhënies së Tij me njeriun u përhap. Ajo u përhap tej mase. Ajo thjesht nuk ndalej më! Ky mesazh e gjeti rrugën për tek ti, duke lexuar këtë plan! Historia e dashurisë së Perëndisë për botën, nuk do të ndalet!
Të premten dhe të shtunën pasi Jezusi kishte vdekur, njekësit e Jezusit ishin të mbushur me frikë dhe trishtim. Por e diela e Pashkës ndryshoi gjithçka! Ajo ndryshoi gjithçka për të gjithë njerëzit, në përjetësi! Ai është ringjallur!
Pyete veten: Ndjekësit e Jezusit ishin kryesisht njerëz të thjeshtë: peshkatar, bujq dhe njerëz me pozita të ngjashme. Çfarë mendon se i bëri kaq të guximshëm, që të jenë në gjëndje t’u predikojnë të gjithëve lajmin e mirë të Hirit të Jezusit?
Lutje: Perëndi, faleminderit për jetën e përjetshme që kemi me Ty, nëpërmjet Hirit të Jezusit. Ky është lajmi më i mirë, që kam marrë ndonjëherë. Më ndihmo t’i kujtoj vetes, se Ti je vetëm një lutje larg. Nuk duhet të jem i përsosur që të jem pranë Teje. Hiri i Jezusit më ka mbuluar. Faleminderit! Në emrin e Jezusit, amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Dikur, një njeri parashikoi vdekjen e Tij. Ai madje parashikoi që do të qëndronte i vdekur për 3 ditë. Dhe Ai kishte të drejtë! Vdekja dhe ringjallja e Jezusit, janë të vërtetat mahnitëse të historisë së Pashkës. Të Krishterët e festojnë akoma këtë ditë. Por çfarë do të thotë e gjitha kjo për ty? Ky Plan i Biblës do të të ndihmojë të kuptosh misteret dhe bukurinë e Pashkës!
More