Cili Është Kuptimi i Pashkës?Shembull
Kishim Nevojë për një Shpëtimtar ...
Gjërat po bëheshin akoma më keq. Por përgjatë rrugës, Perëndia vazhdoi të ofrojë dashurinë e Tij për botën. Ai kurrë nuk hoqi dorë nga ne. Ai e dinte që do duhej kohë që ne të kuptojmë dhe të ndjekim shtegun e dashurisë ku Ai po na drejtonte gjatë gjithë historisë, i cili do të na çonte sërish tek Ai.
Mëkati e kishte ngatërruar shumë keq botën që Perëndia krijoi. Kishte ngatërruar zemrën e burrave dhe grave kudo. Luftimi, urrejtja, zilia, gënjeshtra, mashtrimi, vjedhja dhe kaq shumë mëkate të grumbulluara njëra mbi tjetrën, duke e bërë çmimin e gjithë këtij mëkati gjithnjë e më të lartë.
Por Perëndia kishte një plan. Shiko këtë video, për të kuptuar se cili ishte plani i Perëndisë për botën. Një e dhënë: Ai po përgatiste një fitore të madhe—për ty.
A e dëgjove një pjesë të vidoes ku thuhej, “Mëkati kushton”? Çfarë do të thotë kjo?
Mijëra vjet më parë, ishte i kushtueshëm për familjet, sepse Perëndia kërkonte që të sakrifikohej një kafshë e shëndetshme dhe e fortë, si një ofertë për mëkatin. Kjo ishte një mënyrë për t’i tërhequr vëmendjen njeriut. Kjo i kushtonte diçka. Dhe Perëndia e dinte që kjo do i ndihmonte ata të ndaleshin, të ngadalësonin dhe të merrnin në konsideratë ndikimin, që mëkati i tyre kishte në jetën e tyre. Mëkati shkakton vdekje, dhe kostoja e mëkatit është vdekja.
Por sakrifica nuk zgjati shumë. Dhe mëkati vazhdoi të shtohej.Kishte vetëm një mënyrë, për të paguar çmimin që mëkati i kushtoi krijimit të bukur të Zotit dhe njerëzit nuk mund ta paguanin atë. Njerëzit nuk mund të jenë të përsosur. Vetëm Perëndia është i përsosur. Perëndia ishte i vetmi që mund të paguante çmimin e mëkatit të botës. Dhe Ai filloi të përhapë fjalën që Ai do e bënte këtë gjë. Ai do të dërgonte një shpëtimtar. Dikë që do të paguante çmimin njëherë e përgjithmonë.
Sot do të lexosh pjesë nga libri profetik i Isaias, i shkruar 700 vjet para lindjes së Jezusit. Ai tregon për historinë e një njeriu që ishte i përçmuar dhe i hedhur poshtë, i trajtuar ashpër, i vrarë dhe i vendosur në varrin e një pasaniku. Por gjithashtu thuhet se Ai do të mbartë peshën e mëkatit! Gjeje pak se për kë po flet? Është shpëtimtari i botës! Jezusi!
Është e çuditshme, sepse pjesa më e madhe e librit është shkruar në kohën e shkuar, por në fakt është duke folur për gjëra që nuk kishin ndodhur akoma. Kjo sepse në gjuhën e lashtë Hebraike, në të cilën ky libër është shkruar, nuk kishte një mënyrë për të shkruar në kohën e ardhshme. Nuk ishte një gjuhë që nuk kishte kohë foljesh, si gjuha jonë. Pasazhi që do të lexosh sot, është shkruar në atë që shpesh quhet “koha profetike”. Ajo përdorej për të përshkruar diçka që ishte aq e sigurt që do të ndodhte, saqë dukej sikur tashmë kishte ndodhur. Njerëzit që e lexonin atë në kohën kur u shkrua, e dinin që këto gjëra nuk kishin ndodhur akoma, duke ditur kontekstin. Ata e dinin që po flitej për shpëtimtarin që do të vinte, sepse në kohën kur u shkrua ky pasazh, nuk kishte ende një shpëtimtar që të mbarte mëkatin e popullit të Perëndisë. Ky ishte një lajm i mirë. Por do të kalonte një kohë e gjatë, para se shpëtimtari të vinte.
Pashka nuk ka ardhur ende, por po fillojmë të dëgjojmë për ardhjen e saj!
Pyet veten: Pse ndonjëherë është e vështirë për njerëzit, të besojnë që Hiri i Perëndisë është falas? Kur duhet të fal dikë, a është e thjeshtë kjo gjë, apo dua që ata të ndihen keq para se t’i fal?
Lutje: Perëndi, faleminderit që na do aq shumë sa pagove çmimin për mëkatin tonë. Nuk do të mundeshim kurrë të paguanim atë çmim. Faleminderit që je kaq bujar me ne. Hiri yt është absolutisht i mahnitshëm. Në emrin e Jezusit, amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Dikur, një njeri parashikoi vdekjen e Tij. Ai madje parashikoi që do të qëndronte i vdekur për 3 ditë. Dhe Ai kishte të drejtë! Vdekja dhe ringjallja e Jezusit, janë të vërtetat mahnitëse të historisë së Pashkës. Të Krishterët e festojnë akoma këtë ditë. Por çfarë do të thotë e gjitha kjo për ty? Ky Plan i Biblës do të të ndihmojë të kuptosh misteret dhe bukurinë e Pashkës!
More