Cili Është Kuptimi i Pashkës?Shembull
... Nuk Morrëm Shpëtimtarin që Prisnim
Profetët i kishin thënë popullit të Perëndisë, që do të vinte një shpëtimtar. Jo vetëm Isaia. Kishte shumë profetë të tjerë, fjalët e të cilëve, janë të shkruara në Dhjatën e Vjetër të Biblës. Ata i treguan popullit, se si do të vinte shpëtimtari. Ku Ai do të lindte. Si do të jetonte, të vdiste dhe madje dhe se si do të ringjallej!
Njerëzit i dëgjuan ato detaje që lexove dje nga libri i Isaias, rreth faktit se si Shpëtimtari, do të ishte një njeri i pikëllimit dhe i dhimbjes. Por, në një farë mënyre, njerëzit u përqëndruan më shumë te idetë e tyre, se si do të ishte shpëtimtari i botës. Çfarë mendon kur dëgjon “shpëtimtari i botës”? Me shumë mundësi, je duke menduar atë që edhe të tjerët ishin duke pritur! Shiko këtë video, për të parë se çfarë njerëzit kërkonin.
E shikon? Edhe pse ishte parashikuar, se Jezusi do të lindte në një qytet të vogël të Judesë, njerëzit mendonin se asgjë e mirë mund të vinte prej andej. Perëndia do që të na suprizojë! Ai dëshiron që të na tregojë, se çfarë mund të bëjë me një fillim të vogël dhe një zemër të bindur.
Sot do të lexosh, se si Jezusi erdhi në tokë dhe lindi në një grazhd. Do të lexosh, se si Ai parashikoi vdekjen e Tij. Do të lexosh dhe se si Ai parashikoi edhe ringjalljen e tij.
Jezusi e quajti veten Biri i Njeriut dhe gjithashtu tha, se Perëndia ishte Ati i Tij. Ndjekësit e Tij, e panë të bënte mrekulli. Edhe pse nuk binte shumë në sy, Ai ishte i vërtetë. Ai i njihte dhe i kuptonte njerëzit, më mirë se kushdo tjetër që ata kishin njohur. Ai ishte plot me të vërtetën, por gjithashtu dhe plot me Hir. Ndjekësit e Tij, nuk e përmbanin dot veten duke parë mrekullitë e Tij që ishin mahnitëse, dhe ende shumë prej tyre, nuk ishin të bindur plotësisht që Jezusi ishte gjithëçka Ai kishte thënë të ishte. Dhe më pas, një të premte, ata panë Atë të vuajë dhe të vdesë në kryq, ndërsa njerëzit talleshin me Të hapurazi. I vdekur. I larguar. A ishte vërtet kështu? A do të vinin drejtuesit dhe për ta dhe t’i vrisnin ashtu siç vranë Jezusin? Ata ishin të frikësuar. Ata u grumbulluan të gjithë bashkë, mbrapa dyerve të mbyllura, duke u përpjekur të qëndronin të sigurt.
A guxuan ata të mbajnë gjallë shpresën që ndoshta, e djela e Pashkës do të vinte vërtet? A do të ringjallej Jezusi? A do të ndryshonte përgjithmonë bota?
Pyete veten: Çfarë duhet të bëjë dikush që të të bindë, që Ai është Biri i Perëndisë? Nëse do kishe jetuar në kohën e Jezusit, çfarë do doje të kishe parë, që të besoje se Ai ishte vërtet Biri i Perëndisë?
Lutje Jezus, faleminderit që je i sjellshëm, i butë dhe i përulur. Ti je pikërisht shpëtimtari për të cilin kjo botë ka nevojë. Faleminderit që pagove çmimin e mëkateve të të gjithëve, edhe pse ishte e dhimbshme dhe të kushtoi gjithçka. Faleminderit që më do kaq shumë. Më ndihmo që dhe unë të të dua. Në emrin e Jezusit, amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Dikur, një njeri parashikoi vdekjen e Tij. Ai madje parashikoi që do të qëndronte i vdekur për 3 ditë. Dhe Ai kishte të drejtë! Vdekja dhe ringjallja e Jezusit, janë të vërtetat mahnitëse të historisë së Pashkës. Të Krishterët e festojnë akoma këtë ditë. Por çfarë do të thotë e gjitha kjo për ty? Ky Plan i Biblës do të të ndihmojë të kuptosh misteret dhe bukurinë e Pashkës!
More