Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Cili Është Kuptimi i Pashkës?Shembull

What Is Easter All About?

DITA 2 NGA 6

Gjërat Filluan të Përkeqësohen

Në leximin e sotëm nga Zanafilla, do të mësosh se njerëzit e parë u quajtën, Adami dhe Eva. Perëndia u dha atyre një botë ku ishin plotësisht të lirë, por gjithashtu dhe një gjë që nuk mund të bënin. Përse e bëri këtë gjë? Kjo gjë ishte kështu, sepse ata ishin të lirë që të largoheshin nga Perëndia, nëse zgjidhnin ta bënin këtë gjë. Ai gjithashtu, i tha se cila do ishte pasoja, nëse do zgjidhnin të largoheshin: vdekja. Pse? Sepse Perëndia është jetë, dhe të ndarë nga Ai, nuk mund të ketë jetë. Kjo është se si funksionon.

Pra, pse Perëndia i dha njeriut mundësinë për të zgjedhur—edhe nëse kjo do të thotë, që mund të bëjmë zgjedhjen e gabuar në vend të së mirës?

Perëndia na dha mundësinë e zgjedhjes, sepse këtë bën dashuria. Dashuria asnjëherë nuk detyron. Dhe Perëndia ështëdashuri. Letra e Jakobit, thotë që çdo gjë e mirë vjen prej Tij. Ai na krijoi, që të kemi me Të një miqësi të bukur përgjithmonë—nëse duam. Por ne e shkatërruam këtë gjë.

Paralajmërim: Adami dhe Eva, vendosën të bënin atë që nuk duhet të bënin. Kur e bënë, ata ndjenë turpin për herë të parë. Perëndia nuk dëshironte që ata të përjetonin ndonjëherë këtë, por këtë shkakton mëkati. Sjell vdekje në gëzimin dhe lirinë që kemi. Sjell vdekje në marrëdhënien tonë me Perëndinë. Shkakton dhimbje. Na kushton çdo gjë që kemi. Është shkaku i gjithë dhimbjes që ekziston në botë, shkakton dhimbje mes njëri-tjetrit dhe tek vetja jonë. Është vetë mëkati ynë, largimi ynë nga ajo që Perëndia tha, që solli vdekjen në botë.

Sot, Jason do të ndajë me ty pak nga historia e tij. Ai do të shpjegojë një koncept tjetër, të asaj se çfarë ndjen, kur e di se je larguar nga diçka që do.

Jason ishte një djalosh 6-vjeçar, kur përjetoi për herë të parë humbjen që shkakton vdekja. A ke humbur ndonjëherë një person të afërt? Është diçka që të ndryshon jetën. Perëndisë nuk i pëlqen kjo gjë. Ai e krijoi këtë botë të bukur, që njeriu ta ndajë bashkë me Të.

Perëndia, e pa që e kishim ndryshuar planin e Tij aq keq, sa që nuk mund ta rregullonim më. Ai filloi të ndajë fjalën me anë të profetëve të Tij, se Ai do të dërgonte dikë, që do të rregullonte gjithçka. Po i afrohemi Pashkës! Nesër do të mësosh më shumë për këtë.

Pyete veten: Nëse do krijoja një robot dhe do e programoja të përgjigjej me “Po” sa herë që do e pyesja nëse më do, a do të thotë kjo që ai vërtet më do? Cilat janë ndryshimet midis meje dhe robotit?

Lutje: Perëndi, faleminderit që na lejon të zgjedhim të të duam Ty. Faleminderit, që kujdesesh aq shumë për atë se çfarë mendojmë dhe që nuk na detyron të të duam me forcë—edhe pse duhet të të duam! Kjo dashuri është e vështirë për mua ta kuptoj. Më ndihmo të kuptoj më shumë rreth teje dhe dashurisë tënde, çdo ditë të jetës time. Në emrin e Jezusit, Amen.

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

What Is Easter All About?

Dikur, një njeri parashikoi vdekjen e Tij. Ai madje parashikoi që do të qëndronte i vdekur për 3 ditë. Dhe Ai kishte të drejtë! Vdekja dhe ringjallja e Jezusit, janë të vërtetat mahnitëse të historisë së Pashkës. Të Krishterët e festojnë akoma këtë ditë. Por çfarë do të thotë e gjitha kjo për ty? Ky Plan i Biblës do të të ndihmojë të kuptosh misteret dhe bukurinë e Pashkës!

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: https://www.life.church/

Plane të ngjashme