Jo i Frikësuar: Si Mund t'u Përgjigjen të Krishterët KrizaveShembull
I Patrembur Përballë Krizës
Ne kemi folur për disa mënyra që ne, si ndjekës të Krishtit, mund t'i përgjigjemi krizës dhe situatave emergjente. Ne nuk jetojmë me anë të frikës; ne jetojmë me anë të besimit. Ne jetojmë në mënyrë sakrifikuese, jo egoiste. Dhe ne e shndrisim dritën; nuk e fshehim atë.
Por ka një histori tjetër nga jeta e Jezusit, që është e dobishme për ne përballë stuhive të jetës.
Njëherë, Jezusi dhe dishepujt e Tij ishin në një varkë në mes të një stuhie goxha epike. Jezusi ishte në gjumë, në pjesën e pasme të varkës. Dishepujt po humbisnin kontrollin, të bindur se do të mbyteshin. Ja se si ndodhi:
“Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: "Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?" Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: “Pusho dhe fashitu! ”. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe. Atëherë u tha atyre: “Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?.” Dhe ata i zuri një frikë e madhe dhe i thoshnin njëri tjetrit: “Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?”. Marku 4:38-41 ALBB
Dishepujt humbën kontrollin në mes të së panjohurës, duke harruar që Jezusi ishte mu aty me ta. Sa shpesh bëjmë ne të njëjtën gjë?
Ne tronditemi sepse kemi frikë, se gjëja më e keqe do të ndodhë gjatë gjithë kohës, duke harruar që Jezusi është po aq i pranishëm me ne tani, siç ishte me dishepujt atëherë.
Pra, të kthehemi përsëri te historia. Jezusi e qetësoi stuhinë, por nuk bëhej fjala për stuhinë. Dishepujt zbuluan, se Jezusi ishte më i fuqishëm se gjithçka që mund të përballonin në jetë, dhe vetëm duke kuptuar këtë gjë mund të na japë besimin për të luftuar frikën sot.
Sepse këtu qëndron çështja: Jezusi, mund të mos e qetësojë gjithmonë stuhinë përreth teje, por Ai premton të jetë me ty përherë.
Pra, si përgjigje ndaj emergjencave, fatkeqësive natyrore, pandemive dhe çdo gjëje tjetër që na hedh jeta, ne mund të adhurojmë Atë që nuk është i befasuar nga ajo që na ndodh, por ecën me ne përmes saj.
Lutu: Zot, unë vij tek Ti pak i shqetësuar për _____. Por unë e di që Ti je mu këtu me mua, ashtu si ishe me dishepujt në mes të stuhisë së tyre. Unë të kërkoj që të më takosh këtu në stuhinë time sot, Zot. Më trego si ta luftoj frikën me besim. Më ndihmo të shndris një dritë përballë errësirës dhe më ndihmo të kapërcej çdo mosbesim. Faleminderit për atë që je dhe që premton të jesh gjithmonë me mua. Në emrin e Jezusit, amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kur ndodh një krizë në botën tonë, është e lehtë të vihet në dyshim besimi ynë, dhe është e vështirë të zëvendësosh panikun me të cilin përballemi me paqen që na është premtuar si ndjekës të Jezusit. Në këtë Plan Biblik 5-ditor që shoqëron serinë e Pastor Craig Groeschel, Jo i Frikësuar, ne do të zbulojmë tre gjëra që mund të bëjmë si të Krishterë përballë një krize.
More