Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jo i Frikësuar: Si Mund t'u Përgjigjen të Krishterët KrizaveShembull

Not Afraid: How Christians Can Respond to Crises

DITA 4 NGA 5

Ne shndrisim dritën; ne nuk e fshehim atë.

Gjatë kohëve të urgjencës, ne shpesh zbulojmë se paniku është ngjitës. Por lajmi i mirë është, se mesazhi i Jezusit është shumë më ngjitës, se çdo kaos me të cilin përballemi. Pra, si mundemi ne, si Kisha, t'i përgjigjemi kaosit?

Ne shndrisim dritën; ne nuk e fshehim atë. Shiko këto fjalë nga Jezusi:

"Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet. Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë, por për ta vënë mbi shandan, dhe t’u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi. Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej." Mateu 5: 14-16 ALBB

Kur bota errësohet, ne shndrisim dritën tonë. Ne nuk fshihemi. Ne shfrytëzojmë çdo mundësi për të ndriçuar vendet e errëta me dritën e dashurisë së Zotit. Si duket kjo në raste urgjente?

Kjo duket duke ndihmuar të afërmit tanë. Duket duke i dhënë bujarisht kishës dhe organizatave të tjera, që po bëjnë ndryshime në komunitetin tënd dhe janë duke ndihmuar ata që preken nga tragjedia. Duket duke shërbyer të tjerët, duke i çuar vakte njerëzve, duke shpërndarë furnizimet tona dhe gjëra të tjera të panumërta.

Sepse këtu qëndron çështja: ndjekja e Jezusit, nuk është thjesht diçka që ne bëjmë një herë në javë, kur shkojmë në kishë. Ndjekja e Jezusit është një vendim radikal, i përditshëm, për të mohuar vetveten dhe për të vënë së pari Perëndinë dhe të tjerët.

Në kohë të pasigurta, njerëzit kanë më shumë të ngjarë se kurrë të kërkojnë përgjigje. Njerëzit po kërkojnë shpresë.

Le të jemi njerëz që nuk thonë vetëm se i duam të tjerët - le t'i duam vërtet ata. Le të jemi të njohur, për më shumë se një mbledhje një herë në javë. Le të jemi të njohur për plotësimin e nevojave, për dhënien e shpresës, dhe për shndritjen e dritës në errësirë.

Çfarë mund të bëjmë në mes të një krize? Ne shndrisim dritën; ne nuk e fshehim atë.

Lutu: Zot, më ke dhënë aq shumë. Më ndihmo, të ndaj dashurinë tënde me të tjerët në rrugën time. Më ndihmo, të kem një besim më të madh dhe më aktiv. Më trego, se si duhet të jetë të të shërbej Ty çdo ditë. Hapi sytë e mi ndaj mundësive, për të shndritur dritën tënde tek të tjerët. Më ndihmo të ndaj dashurinë dhe shpresën tënde, me të tjerët që kërkojnë përgjigje. Në emrin e Jezusit, amen.

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Not Afraid: How Christians Can Respond to Crises

Kur ndodh një krizë në botën tonë, është e lehtë të vihet në dyshim besimi ynë, dhe është e vështirë të zëvendësosh panikun me të cilin përballemi me paqen që na është premtuar si ndjekës të Jezusit. Në këtë Plan Biblik 5-ditor që shoqëron serinë e Pastor Craig Groeschel, Jo i Frikësuar, ne do të zbulojmë tre gjëra që mund të bëjmë si të Krishterë përballë një krize.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.life.church/