Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jo i Frikësuar: Si Mund t'u Përgjigjen të Krishterët KrizaveShembull

Not Afraid: How Christians Can Respond to Crises

DITA 2 NGA 5

Ne jetojmë me anë të besimit, jo me frikë.

Ne jetojmë në një kohë ku nuk ka mungesë informacioni. Dhe kjo është një dhuratë e jashtëzakonshme! Sidomos në kohë fatkeqësish, është e mrekullueshme të jesh në gjendje të komunikosh shpejt, të ndërmarrësh veprime të shpejta, dhe të lidhesh globalisht mbi ngjarjet aktuale. Por kur konsumojmë tepër informacion - veçanërisht në izolim - mund të na lërë të ndjehemi të shqetësuar, të mbingarkuar, dhe të vetmuar.

Në një botë ku ka një njoftim të ri çdo orë, është e lehtë të fillosh të jetosh me frikë. Por si ndjekës të Jezusit, ne jemi thirrur të jetojmë me anë të besimit - të mos jetojmë me frikë.

Pali na kujton këtë tek 2 Timoteut:

Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. 2 Timoteut 1: 7 ALLB

Frika që ndiejmë shpesh nuk është nga Zoti. Kur fillojmë të ndihemi të frikësuar, është koha e përsosur për t'u lutur. Kjo nuk do të thotë, që ne nuk do të ndiejmë kurrë frikë. Në fakt, frika shpesh mund të na motivojë të bëjmë gjënë e duhur, të shmangim rrezikun, ose të bëjmë zgjedhje të mençura. Por ne nuk mund të lejojmë, që ndjenjat e frikës të mposhtin besimin tonë te Zoti.

Si mund ta bëjmë atë kur jemi të bombarduar nga njoftimet në lidhje me tragjedinë tjetër të madhe?

Ja çfarë tha Jezusi:

"Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë. Gjoni 14:27 ALBB

Jezusi nuk thotë që të mos kemi frikë sepse do të marrim rezultatin që kërkojmë gjithmonë. Përkundrazi, Ai premton paqe sepse ne kemi qasje në praninë e Tij. Jezusi thotë se paqja është një dhuratë. Kjo do të thotë që Jezusi na ofron lirisht paqe në çdo moment të çdo dite. Detyra jonë është ta pranojmë. Për ta marrë atë. Për të shkuar vazhdimisht te Zoti duke kërkuar paqen e Tij në mes të problemeve të jetës.

Pra, çfarë mund të bëjnë të Krishterët përballë fatkeqësive të panjohura? Mund të kujtojmë se jetojmë me anë të besimit. Ne nuk jetojmë me frikë.

Lutu: Zot, e konsideroj veten kaq të shqetësuar për _______. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por e di që Ti nuk je i befasuar, dhe Ti po i bashkëvepron të gjitha gjërat për të mirë. Zot, më ndihmo të të besoj ty më plotësisht sot. Rrit besimin tim sot, Zot. Unë të kërkoj paqen tënde. Faleminderit që na ke dhënë paqen e mendjes lirisht, pa marrë parasysh se çfarë ndodh rreth nesh. Në emrin e Jezusit, amen.

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Not Afraid: How Christians Can Respond to Crises

Kur ndodh një krizë në botën tonë, është e lehtë të vihet në dyshim besimi ynë, dhe është e vështirë të zëvendësosh panikun me të cilin përballemi me paqen që na është premtuar si ndjekës të Jezusit. Në këtë Plan Biblik 5-ditor që shoqëron serinë e Pastor Craig Groeschel, Jo i Frikësuar, ne do të zbulojmë tre gjëra që mund të bëjmë si të Krishterë përballë një krize.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.life.church/