Jo i Frikësuar: Si Mund t'u Përgjigjen të Krishterët KrizaveShembull

Ne jemi sakrifikues, jo egoistë.
Në vazhdën e pandemive, fatkeqësive natyrore, ose krizave të tjera, është e natyrshme të dëshirosh të grumbullosh furnizime, dhe të mendosh për veten së pari. Dhe, megjithëse nuk është gabim të mbrosh dhe të sigurosh për veten dhe familjen tënde, si ndjekës të Jezusit, ne jemi thirrur të jemi sakrifikues, jo egoistë.
Shiko se çfarë ka shkruar Pali për këtë:
Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten. Mos të mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve. Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin. Filipianëve 2:3-5 ALBB
Nëse themi se ndjekim Jezusin, por jetët tona nuk duken si jeta e Jezusit - atëherë duhet të pyesim veten nëse vërtet po e ndjekim Jezusin.
Në kohë krize, shumë njerëz e kthejnë përqëndrimin tek vetja e tyre. Ata do të mbledhin furnizimet, do të fshihen, dhe do t'i grumbullojnë burimet e tyre. Ndërsa nuk ka asgjë të keqe me përgatitjen, si trupi i Krishtit, ne i vendosim të tjerët së pari.
Ka një ndryshim midis përgatitjes me mençuri dhe ruajtjes me egoizëm. Nëse ka një pandemi apo urgjencë në zonën tënde, duhet të ndjekësh udhëzimet nga zyrtarët qeveritarë dhe shëndetësorë. Duhet të dëgjosh absolutisht këshillin e mençur dhe përgatit veten dhe të dashurit e tu. Por ne nuk mund t'i shërbejmë vetes, në një mënyrë që dëmton të tjerët.
Vetëm mendo për Kishën e hershme. Ata vazhdimisht takoheshin së bashku. Ata shisnin pronë dhe sende personale, në mënyrë që të mund të plotësonin nevojat në komunitetin e tyre. Nuk bëhej fjalë për ndërtesën e kishës. Bëhej fjalë për njerëzit.
Si ndjekës të Jezusit, ne jemi Kisha. Pavarësisht se çfarë po ndodh në botën përreth nesh, ne jemi të thirrur të drejtojmë rrugën në bujari të papërmbjatur. Jemi thirrur të jemi Kisha, duke i dashur ata rreth nesh ashtu si do të bënte Jezusi.
Ne ndajmë me ata në nevojë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë atë që është e mirë. Ne mendojmë për të tjerët para vetvetes.
Jezui nuk ishte egoist. Ai ishte sakrifikues. Ai hoqi dorë nga jeta e Tij, në mënyrë që ne të mund të gjenim tonën. Si ndjekës të Tij, ne e drejtojmë rrugën - veçanërisht në raste urgjente - duke qenë sakrifikues, jo egoistë.
Lutu: Zot, faleminderit që ke dërguar Jezusin si sakrificën e përsosur për mëkatet tona. Më ndihmo ta ndjek atë shembull duke jetuar në mënyrë sakrifikuese, jo egoiste. Zot, më trego çdo mundësi ku mund t'u shërbej të tjerëve dhe të ndaj dashurinë Tënde. Në emrin e Jezusit, amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Kur ndodh një krizë në botën tonë, është e lehtë të vihet në dyshim besimi ynë, dhe është e vështirë të zëvendësosh panikun me të cilin përballemi me paqen që na është premtuar si ndjekës të Jezusit. Në këtë Plan Biblik 5-ditor që shoqëron serinë e Pastor Craig Groeschel, Jo i Frikësuar, ne do të zbulojmë tre gjëra që mund të bëjmë si të Krishterë përballë një krize.
More