Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Lutje të Rrezikshme Shembull

Dangerous Prayers

DITA 7 NGA 7

Shqetësomë

Ajo për të cilën lutemi është e rëndësishme. Por jo vetëm që është e rëndësishme, por është edhe zbuluese.

Përmbajtja e lutjeve tona na tregon më shumë rreth nesh dhe marrëdhënies sonë me Zotin, sesa shumica e njerëzve mund të imagjinojnë. Ajo për të cilën lutemi pasqyron atë që besojmë në lidhje me Zotin. Nëse shumica e lutjeve tona janë për "veten" ose "çfarë ka rëndësi për ne", atëherë përmbajtja e lutjeve tona komunikon që ne besojmë, thellë-thellë, se Zoti ekziston kryesisht për ne.

Merr një moment dhe bëj një kontroll të lutjes. Mendo për gjithçka për të cilën je lutur kohët e fundit - jo gjatë tërë jetës tënde, vetëm shtatë ditët e kaluara. Konsidero të shkruash në një bllok shënimesh, ose të shkruash një memo në telefonin tënd dhe të renditësh të gjitha gjërat e ndryshme që i ke kërkuar Zotit të bëjë në javën e fundit. Merr një moment dhe mendoje pak. Të kujtohet? Për çfarë je lutur? Çfarë i kërkove Zotit të bënte?

Tani përgjigju sinqerisht. Nëse Zoti do t’i thoshte po çdo lutjeje që bëre në shtatë ditët e fundit, si do të ishte ndryshe bota?

Nëse lutjet e tua do të ishin lutje normale, të sigurta, atëherë mbase do të kishe kaluar një ditë të mirë, arritur sigurisht ose do të shijoje një cheeseburger të dyfishtë, patate të skuqura, dhe Coca Cola dietike.

Për vite me radhë, nëse do të bëja një kontroll të lutjes, rezultatet do të ishin të tmerrshme. Nëse Zoti do të kishte bërë gjithçka gjatë një periudhe javore që unë i kisha kërkuar të bënte, bota nuk do të kishte qenë aspak ndryshe. Sinqerisht, disa javë nuk do të isha lutur për asgjë. Javë të tjera, unë mund të isha lutur, por lutjet kishin të bënin me mua, dhe kjo nuk ndryshon shumë duke marrë parasysh gjithçka.

Lutjet e mia ishin shumë të sigurta.

Unë kisha akses te Krijuesi dhe Mbajtësi i universit. I Madhi UNË jam-i. Alfa dhe Omega. Fillimi dhe Mbarimi. Zoti i plotfuqishëm, gjithnjë i pranishëm, i gjithëdijshëm që mund të dërgojë zjarr nga qielli, të mbyllë gojën e luanëve të uritur, ose të qetësojë një stuhi të furishme. Dhe gjithçka që i kërkova të bënte ishte të më ruante dhe të më ndihmonte të kaloja një ditë të mirë.

Për vite, nuk kam dashur kurrë të më ndërpresin. Por pasi bëra lutje më të rrezikshme, zbulova se nxitjet e buta të Zotit do të ndërprisnin rregullisht planet e mia të përqendruara dhe ai do të më drejtonte drejt vullnetit të tij të përjetshëm.

Besimi im është më i fortë.

Jeta ime është më e pasur.

Zemra ime është më e plotë.

Mendo se çfarë mund të jetë ndryshe nëse do luteshe me më shumë transparencë. Nëse do të rrezikoje më shumë. Nëse do të ishe më i hapur ndaj asaj që Zoti mund të bëjëty në vend që vetëm të shpresosh se ai do të bëjë diçkapërty. Po sikur të bëje lutje më të guximshme? Të endërroje ëndërra më të mëdha? Të ndiqje pa mend Jezusin me besim të guximshëm, të vetë-braktisur?

Është koha të ndryshosh mënyrën e lutjes. Është koha të braktisësh lutjet e sigurta, të rehatshme, të parashikueshme, dhe të lehta. Është koha të lutesh me guxim, të rrezikosh, të hapësh veten në një rrugë tjetër drejt një destinacioni më të mirë. Është koha të fillosh të bësh lutje të rrezikshme. Është koha të shqetësohesh.

Nëse vërtet dëshiron të bësh një ndryshim në tokë, ke nevojë për fuqi nga qielli. Nëse do që jeta jote të ketë rëndësi, është koha të bësh lutje të mëdha, të patrembura dhe të guximshme.

Kërko Zotin dhe ëndërro ëndërra të mëdha. Refuzo të kesh frikë nga dështimi. Është koha të vazhdosh me guxim. Të besosh. Jeta jote nuk do të ndihet gjithmonë e sigurt. Dhe do të duhet besim. Por pa besim, është e pamundur të kënaqësh Zotin.

Çfarë po pret?

Mëso më shumë rreth librit të ri të Craig Groeschel, Lutje të Rrezikshme.

Dita 6

Rreth këtij plani

Dangerous Prayers

A jeni i lodhur duke shmangur rrezikun me besimin tuaj? A jeni gati të përballeni me frikën tuaj, të ndërtoni besimin tuaj, dhe të çlironi potencialin tuaj? Ky Plan Biblik 7-ditor nga Life.Church dhe Pastor Craig Groeschel, Lutje të Rrezikshme, ju guxon të luteni me rrezikshmëri - sepse ndjekja e Jezusit kurrë nuk ishte synuar të ishte i sigurt.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.craiggroeschel.com/

Plane të ngjashme