Lutje të Rrezikshme Shembull
Zbulo Frikën Time
Çfarë është ajo që të bën të ndihesh i shqetësuar? I nervozuar? I pavendosur? I frikësuar?
Unë nuk e kam fjalën për frikërat e jashtme normale si gjarpërinjtë, merimangat, apo frikën e fluturimit. Po pyes veten se çfarë të mban zgjuar natën, ato gjëra që hidhen përpjetë në mendjen tënde dhe refuzojnë të qetësohen. Gjëra si të humbësh punën. Të mbetesh pa martuar. Ose të kesh ngecur në një martesë të keqe. Të kesh probleme shëndetsore. Të zbrazësh llogarinë tënde të kursimeve vetëm sa për të mbijetuar.
Ne nuk e dimë ekzaktësisht se çfarë frikërash po përshëkonin mendjen e Davidit, por është e qartë se ai ishte i shqetësuar për sigurinë e tij dhe ndoshta për të ardhmen e tij. Sepse pasi i kërkoi Zotit të hetonte zemrën e tij, Davidi u lut, "njihi mendimet e mia" (Psal. 139: 23). Ai donte të ndante frikërat e tij më të keqija me Zotin. Të ballafaqohej me to dhe t'u jepte një emër. Të besonte se Zoti ishte më i madh, se çdo frikë që Davidi mund të ëndërronte.
A je i gatshëm të bësh një lutje të tillë? “Zot, zbulo atë që e mban mendjen time peng. Më trego atë që kam më shumë frikë. Shko përpara, më ndihmo të përballem me atë që më tmerron.”
Ajo që kemi frikë ka rëndësi.
Vite më parë, unë pata një zbulim në lidhje me këtë temë, që më preku në një mënyrë shumë personale. Zoti më tregoi, se ajo që unë kisha frikë më shumë, tregonte ku i besoja Zotit më pak. Pas lindjes së vajzës sonë të tretë, Anna, Amy filloi të kishte sfida fizike. Në fillim, menduam se ishte thjesht lodhje, por kur gjysma e trupit të saj u mpi, kishim frikë se ishte diçka shumë më e keqe. Mjek pas mjeku nuk mundnin të jepnin përgjigje. Ndërsa simptomat e saj vazhduan të përkeqësoheshin, besimi im te Zoti filloi të dobësohej.
Kjo frikë çoi tek të tjera, dhe natën mendimet e mia dolën jashtë kontrollit.Po sikur Amy të jetë e sëmurë në mënyrë të rrezikshme? Po sikur ta humbas? Unë nuk do të jem në gjendje të rris fëmijët tanë pa të. Unë nuk do të isha në gjendje të vazhdoja të udhëheqja kishën. Nuk do të doja të ecja përpara.Pastaj e kuptova. Gjërat që më mbanin zgjuar natën, ishin gjërat që nuk po i besoja Zotit që të kujdesej. Unë i mbaja të shtrënguara mbas vetes, duke menduar thellë për to, duke u përpjekur të gjeja një mënyrë për të fituar kontroll mbi to, për të zgjidhur të gjitha problemet e mia, për të planifikuar për çdo rast të paparashikuar. Fatmirësisht, me hirin e Zotit, Amy gradualisht u përmirësua përsëri në forcë të plotë, por sfidat e saj zbuluan një nga dobësitë e mia më të këqija. Frika më kishte shteruar energjitë.
Po për ty? Cilat janë zonat mbas të cilave je duke u mbajtur, edhe ndërsa i lejon të të tmerrojnë? Çfarë frike po mban larg Zotit?
Mendo për këtë. Nëse je i kapur nga frika për të ardhmen e martesës tënde, ky është një tregues që nuk i beson plotësisht Zotit me martesën tënde. Nëse je i mbingarkuar me shqetësime se si do të paguash faturat e tua, kjo zbulon se mund të mos jesh duke i besuar Zotit, që të jetë siguruesi yt. Nëse je i paralizuar nga shqetësimi për sigurinë e fëmijëve të tu, a ka mundësi që nuk po i beson Zotit për t’i mbajtur ata të sigurt?
Ndërsa Zoti zbulon frikërat e tua, ai gjithashtu do të ndërtojë besimin tënd. Ti ke nevojë për të. Ti ke nevojë për praninë e tij. Ti ke nevojë për fuqinë e tij. Ti ke nevojë për Shpirtin e tij që të të udhëzojë. Ti ke nevojë që Fjala e tij të të forcojë.
Ajo që ke më shumë frikë, të tregon se ku duhet të rritesh me Zotin. Për çfare ke frikë? Cilat janë mendimet e tua që të shqetësojnë?
Çfarë po të tregon Zoti?
Ku duhet të rritesh me besim?
Besoji atij.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
A jeni i lodhur duke shmangur rrezikun me besimin tuaj? A jeni gati të përballeni me frikën tuaj, të ndërtoni besimin tuaj, dhe të çlironi potencialin tuaj? Ky Plan Biblik 7-ditor nga Life.Church dhe Pastor Craig Groeschel, Lutje të Rrezikshme, ju guxon të luteni me rrezikshmëri - sepse ndjekja e Jezusit kurrë nuk ishte synuar të ishte i sigurt.
More