Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Lutje të Rrezikshme Shembull

Dangerous Prayers

DITA 3 NGA 7

Më Heto

A ke guxim të lutesh në një mënyrë që nuk je lutur kurrë më parë?

Me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe tërë shtrirjen e qenies tënde? Çfarë do të ndodhte në jetën tënde dhe të atyre përreth teje, nëse do filloje të bëje lutje të rrezikshme?

A ke guxim ta zbulosh?

Mbreti Saul, bëri një akuzë të rreme kundrejt Davidit për tradhëti dhe dërgoi forcat e tij të plota pas Davidit, në përpjekje të vazhdueshme për të marrë jetën e tij. Me gjithë zemër, Davidi donte ta kënaqte Perëndinë. Ai luftoi kundër zemërimit të tij, në mënyrë që të mbronte dhe t'i tregonte nder mbretit. Megjithatë duke e ditur se qëllimet e tij nuk ishin gjithmonë të përsosura, Davidi dorëzoi zemrën e tij përpara Zotit dhe bëri një nga lutjet më të prekshme, transparente, dhe të rrezikshme që do të dëgjoje ndonjëherë. Duke dashur ta nderonte Zotin në çdo aspekt të qenies së tij, Davidi u lut: "Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia, dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme."(Psal. 139: 23–24).

Jo vetëm që kjo lutje është e vështirë për t'u lutur, por është edhe më sfiduese ta zbatosh dhe ta jetosh. Sepse nëse ke guximin ta bësh këtë lutje, atëherë do të duhet të ushtrosh guximin për të jetuar atë që Zoti të tregon në përgjigje. Prandaj mos e bëj këtë lutje, nëse nuk e mendon me të vërtetë.

Bëj kujdes, kjo lutje ka potencialin të të fajësoj. Të të korrigjoj. Të ridrejtoj jetën tënde. Të ndryshoj mënyrën se si e sheh veten. Të ndryshoj mënyrën se si të tjerët të shohin ty.

Ndoshta je ende duke menduar se kjo nuk është ndonjë punë e madhe. Ndoshta po pyet veten, pse duhet t'i kërkosh Zotit të hetojë zemrën tënde, kur ai tashmë i di të gjitha ato që janë brenda teje. Ti e di se çfarë është brenda.

Ai e di se çfarë ka aty. Atëherë, pse të pyesësh për diçka kaq të qartë?

Kjo është ajo ku është e ndërlikuar. Në sipërfaqe, duket sikur ne i njohim zemrat tona. Apo jo?Unë i di qëllimet e mia. Unë e di se çfarë është më e rëndësishmja. E di pse bëj atë që bëj.Përveç kësaj, ti mund t'i thuash vetes,Unë kam një zemër të mirë. Nuk po përpiqem të lëndoj njerëzit. Unë dua të bëj atë që është e drejtë. Zemra ime është e mirë. Po lutem, apo jo?

Por Fjala e Zotit zbulon në të vërtetë të kundërtën. Mund të jetë tronditëse kur e dëgjon herën e parë, por Jeremia na tregon një të vërtetë të drejtpërdrejtë. Jeremia ishte djali i një prifti Levitik, i lindur rreth vitit 650 para Krishtit. Gjatë mbretërimit të mbretit Josiah, Zoti e ngriti këtë profet të ri për ta çuar Fjalën e Zotit te Izraeli dhe te kombet. Jeremia pa ndërprerje thotë se ti - së bashku me mua dhe të gjithë të tjerët - nuk kemi zemër të mirë. Në fakt, jo vetëm që zemra jote nuk është e mirë, por zemra jote është e ligë dhe mëkatare në të gjitha mënyrat e saj. Profeti tha: “Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?” (Jer. 17: 9 ALBB).

Pa Krishtin, zemra jote është mashtruese. Sa më shumë i afrohemi Jezusit, aq më shumë duhet të përballemi me të metat tona. Krenarinë. Egoizmin. Epshin. Varësinë. Shpirtin kritik.

Duke u lutur me këtë lutje të rrezikshme, mund të hapë një kanal komunikimi me Zotin. Në vend që thjesht t’i kërkosh Zotit të bëjë diçka përty, kërkoji që të zbulojë diçkaty. Ky moment i së vërtetës me Zotin, mund të mos të të ndryshojë menjëherë, por do të ndihmojë të njohësh nevojën tënde shpirtërore dhe të ridrejtosh jetën tënde.

Kjo është arsyeja pse kjo lutje e Davidit është çmendurisht e rrezikshme.

"Heto zemrën time, Perëndi."

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Dangerous Prayers

A jeni i lodhur duke shmangur rrezikun me besimin tuaj? A jeni gati të përballeni me frikën tuaj, të ndërtoni besimin tuaj, dhe të çlironi potencialin tuaj? Ky Plan Biblik 7-ditor nga Life.Church dhe Pastor Craig Groeschel, Lutje të Rrezikshme, ju guxon të luteni me rrezikshmëri - sepse ndjekja e Jezusit kurrë nuk ishte synuar të ishte i sigurt.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.craiggroeschel.com/

Plane të ngjashme