Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Lutje të Rrezikshme Shembull

Dangerous Prayers

DITA 1 NGA 7

Pse Lutjet e Tua Duhet të Jenë të Rrezikshme

Si shumë njerëz të tjerë, unë u përpoqja të lutem vazhdimisht dhe në mënyrë efektive për vite me rradhë. Edhe me qëllime të mira, unë shpesh shpërqendrohesha ose madje mërzitesha kur lutesha. Si një pastor i ri, një mik i imi më ndihmoi të më bindte se ishte koha për një ndryshim. Për një kohë të gjatë, unë kisha toleruar lutje pa besim, por e dija që Zoti donte më shumë për mua dhe unë doja ta njihja Atë më nga afër.

"Hej, Craig, a beson se Zoti bën akoma mrekulli?"

"Sigurisht", thashë.

"Mirë - sepse lutjet e tua janë kaq të dobëta".

Unë u përpoqa të qesh me të, por shakaja e mikut tim thumboi - kryesisht sepse ai kishte të drejtë.

I mbetur pa fjalë, nuk ofrova asnjë mbrojtje ndërsa përpunoja të vërtetën e vëzhgimit të tij. Nuk mund ta mohoja që ai shprehu një sekret që unë tashmë e dija, por nuk doja ta pranoja: lutjet e mia ishin patetike.

Ky plan është për këdo që ndihet i mbërthyer në një humnerë lutjeje, duke bërë lutje të përsëritura, të parashikueshme dhe të sigurta.

Ne i shërbejmë një Zoti që mund të bëjë më shumë sesa mund të kërkojmë ose imagjinojmë. Pra, është koha për të ndaluar shmangjen e rrezikut. Ne nuk jemi krijuar për një jetë komode. Ne jemi të apasionuar dhe të fuqishëm, të ngarkuar me ndryshimin e botës në mënyra radikale! Unë besoj se ky plan do të të inkurajojë të kapërcesh kufijtë dhe do të të frymëzojë të lutesh me rrezikshmëri dhe të jetosh me guxim.

Ndërsa studioja Biblën më shumë, u mrekullova nga shumëllojshmëria e lutjeve të bëra nga populli i Zotit. Jo vetëm që ata luteshin për gjëra që ishin tepër personale - për të pasur një fëmijë, për shembull (1 Sam. 1:27) - por gjithashtu lutjet e tyre ishin shpesh aq praktike, për ushqim dhe sigurim (Mat. 6:11) dhe arratisje nga armiqtë e tyre (Ps. 59: 1–2). Ndonjëherë ata dukeshin sikur i pëshpërisnin butësisht një Zoti të dashur. Herë të tjera ata i bërtitnin atij nga agonia dhe zhgënjimi.

Lutjet e tyre ishin të sinqerta. Të dëshpëruara. Të zjarrta. Të guximshme. Të vërteta. Dhe atje isha unë duke u lutur që Zoti të më ruante dhe të bekonte hamburgerin dhe patatet e skuqura.

Shoku im kishte të drejtë.

Lutjet e mia ishin të dobëta.

Ndoshta mund t'a gjesh veten në këtë. Nuk është se nuk beson në lutje. Beson. Por ke ngecur në të njëjtin zakon. Lutesh për të njëjtat beteja dhe të njëjtat kërkesa. Në të njëjtën mënyrë. Në të njëjtën kohë. Edhe kur përpiqesh që vetëm të lutesh. Ndoshta e di që duhet të lutesh më shumë. Dhe me më shumë pasion. Më shumë besim. Dëshiron të flasësh me Zotin dhe ta dëgjosh atë, të ndash një bisedë intime siç do të bëje me bashkëshortin ose mikun tënd më të mirë. Vërtet dëshiron por nuk je i sigurt se si. Pra, lutjet e tua mbeten të sigurta.

Të cekta. Të plogështa. Të parashikueshme. Të ndenjura. Të mërzitshme.

Thirrja e zgjimit të mikut tim më bindi se ishte koha për një ndryshim në jetën time të lutjes. Për një kohë të gjatë, unë kisha toleruar lutje të dobëta, pa besim, dhe kryesisht të zbrazëta. E dija që Zoti donte më shumë për mua dhe doja ta njihja më nga afër, pavarësisht hezitimit tim për atë që do të kërkonte nga unë.

Kur kërkojmë të komunikojmë me Zotin në lutje reale, të prekshme, dhe intime, ai nuk po na mbështjell me një flluskë sigurie shpirtërore. Në vend të kësaj ai shpërthen flluskën tonë që është "çfarë janë avantazhet për mua" dhe na fton t'i besojmë atij kur nuk e dimë se çfarë do të bëjë më pas. Disa ditë ndihemi të bekuar. Ditë të tjera përballemi me sfida, kundërshtime, dhe përndjekje. Por çdo moment i lutjes së rrezikshme do të mbushet me praninë e tij.

A je gati për më shumë? A je i lodhur nga shmangja e rrezikut? A je gati të bësh lutje të guximshme, të mbushura me besim, që nderojnë Perëndinë, që ndryshojnë jetën dhe transformojnë botën?

Nëse po, atëherë ky Plan Biblik është për ty.

Por merr parasysh. Do të ketë gunga. Kur fillon të lutesh gjëra të tilla si "më kërko, më thyej, më dërgo", ti mund të përjetosh lugina. Sulme. Prova. Dhimbje. Vështirësi. Shkurajim. Edhe thyerjen e zemrës. Por do të ketë gjithashtu gëzimin e besimit, mahnitjen e mrekullive, lehtësimin e dorëzimit, dhe gëzimin e kënaqjes së Zotit.

Është koha për të ndaluar lutjen e sigurt.

Është koha të fillojmë të flasim, duke folur me të vërtetë - dhe duke dëgjuar vërtet - me Zotin.

Është koha për lutje të rrezikshme.

Dita 2

Rreth këtij plani

Dangerous Prayers

A jeni i lodhur duke shmangur rrezikun me besimin tuaj? A jeni gati të përballeni me frikën tuaj, të ndërtoni besimin tuaj, dhe të çlironi potencialin tuaj? Ky Plan Biblik 7-ditor nga Life.Church dhe Pastor Craig Groeschel, Lutje të Rrezikshme, ju guxon të luteni me rrezikshmëri - sepse ndjekja e Jezusit kurrë nuk ishte synuar të ishte i sigurt.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.craiggroeschel.com/

Plane të ngjashme