Më mirë së bashkuShembull
Dhurata më e madhe e dashurisë është vëmendja
Bibla thotë te Galatasve 6:10: “Kushtojini vëmendje të veçantë atyre që janë në familjen e besimtarëve” (NCV). Pse, pra, njerëzit në familjen e Perëndisë marrin vëmendje të veçantë? Sepse çfarëdo që i kushtoni vëmendjen, ajo do të rritet. Nëse i kushtoj vëmendje kopshtit tim, ai do të rritet. Nëse i kushtoj vëmendje fëmijëve të mi, ata do të rriten. Nëse i kushtoj vëmendje martesës sime, ajo do të rritet. Nëse i kushtoj vëmendje punës sime, ajo do të rritet. Çfarë është dhurata më e madhe e dashurisë? Nuk janë diamantet, lulet apo çokollatat. Dhurata më e madhe e dashurisë që mund të jepni është vëmendja e përqendruar. Ju mund të konfirmoni njerëzit vetëm duke i parë ata në sy, që në thelb u thotë atyre: “Unë të vlerësoj ty. Ajo që ju duhet të thoni është e rëndësishme për mua, sepse ju keni rëndësi për mua”. Ajo që njerëzit kanë nevojë më shumë se çdo gjë tjetër është vëmendja e përqendruar. Ata duan të dinë se mendimet e tyre janë të rëndësishme, se jeta e tyre është e rëndësishme, se ato janë të vlefshme. Thelbi i marrëdhënieve nuk është ajo që bëjmë për njëri-tjetrin ose ajo që i japim njëri-tjetrit. Thelbi i marrëdhënieve është se sa nga vetja i japim njëri-tjetrit.
Unë mund t'ju them për shumë burra me të cilët kam folur që më kanë thënë: “Unë nuk e kuptoj atë. Unë jap çdo gjë që ka nevojë familja ime. I jap gruas time gjithçka që ajo ka nevojë. I jap fëmijëve të mi gjithçka që kanë nevojë. Çfarë duan më shumë ata?”
Ata ju duan ju! Ata duan kohën tuaj. Ata duan vëmendjen tuaj. Ata duan fokusin tuaj. Ata duan të dinë se ju mendoni se ata kanë rëndësi. Asgjë nuk mund të zëvendësojë kohën. Fëmijët nuk kanë nevojë për gjëra; ata kanë nevojë për kohë. Martesat kanë nevojë për kohë dhe miqësitë kanë nevojë për kohë dhe grupet e vogla kanë nevojë për kohë.
Këtë fundjavë, kërkoni mundësi për t'i treguar vëmendje njerëzve në jetën tuaj. Kjo është dhurata më e madhe e dashurisë që mund të japësh! Por mos prisni thjesht që të ndodhë; gjeni mundësinë për të treguar vëmendje.
Nëse do të të duhet ta vendosësh në programin e ditës, bëjeni. Nëse do të të duhet të heqësh dorë nga DigitAlb, bëjeni. Nëse do të thotë të shtysh punët e shtëpisë, bëjeni. Nëse do t’ju duhet të bëni sakrifica, bëjini. Bëni gjithçka që duhet të bëni për t'i dhënë vëmendje marrëdhënieve tuaja. Kjo është thelbësore për rritjen e tyre!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Është e pamundur që të jeni gjithçka që Perëndia dëshiron të jeni dhe të përmbushni qëllimet që u janë vënë në këtë planet për t’u pa asnjë ndihmë. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe i përkasim njëri-tjetrit në Trupin e Krishtit! Në këtë seri, pastori Rik shpjegon se si të jetosh në marrëdhënie me njerëzit e tjerë.
More