Më mirë së bashkuShembull
Kur ndihmoni të tjerët të rriten, edhe ju rriteni
Ju kurrë nuk rriteni më shpejt se kur jeni në bashkësi me besimtarët e tjerë dhe inkurajoni angazhimin e njëri-tjetrit për të ndjekur Jezu Krishtin. Bibla thotë në 1 Timoteut 4:7: “Trajnoje vazhdimisht veten për një jetë të perëndishme” (TEV). Si trajnohesh vazhdimisht për një jetë të perëndishme? Ju qëndroni në një grup të vogël dhe gjeni një partner frymëror. E keni vënë re se është gjithmonë më e lehtë për t’u ushtruar kur jeni duke punuar me dikë tjetër? Ju keni nevojë për dikë që të ecni krah për krah në udhëtimin tuaj të besimit dhe ju duhet të kini të njëjtin angazhim me njerëzit e tjerë. Asgjë nuk ndikon në jetën tuaj më shumë se angazhimet tuaja. Më tregoni se ku jeni duke u angazhuar dhe unë do t'ju tregoj se çfarë do të jeni në 20 vjet, sepse po bëheni gjithçka ndaj së cilës jeni i angazhuar. Angazhimet tuaja formojnë jetën tuaj! Dhe në qoftë se ju nuk jeni të angazhuar për asgjë, njerëzit e tjerë po formojnë jetën tuaj.
Angazhimet tuaja ndikojnë jo vetëm të tashmen; ato gjithashtu kanë ndikim për përjetësinë, sepse çdo zgjedhje që bën ka pasoja të përjetshme. Kjo është arsyeja pse Bibla thotë në Romakëve 1:12: “Dhe kjo është që unë të ngushëllohem bashkë me ju me anë të besimit që e kemi të përbashkët, tuajin dhe timin”.
Ja përse keni nevojë për një familje të kishës dhe ja përse keni nevojë për një grup të vogël. Ne ndihmojmë njëri-tjetrin!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Është e pamundur që të jeni gjithçka që Perëndia dëshiron të jeni dhe të përmbushni qëllimet që u janë vënë në këtë planet për t’u pa asnjë ndihmë. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe i përkasim njëri-tjetrit në Trupin e Krishtit! Në këtë seri, pastori Rik shpjegon se si të jetosh në marrëdhënie me njerëzit e tjerë.
More