Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Më mirë së bashkuShembull

Better Together

DITA 13 NGA 24

Si të lutemi për rritjen frymërore

Pali shkroi për një luftëtar të lutjes në Kolosianëve 4:12: “Epafrai ... lutet gjithmonë për ju që të rriteni për të qenë të pjekur frymërisht” (NCV).

Epafrai është një hero për mua. Nuk e di për ju, por lutja është e vështirë për mua. Ju do të mendoni se duhet të vijë natyrshëm, por kjo nuk ndodh me mua. Pra, më bën përshtypje edhe më shumë që Epafrai kishte disiplinën që të gjente gjithmonë kohën për t'u lutur për njerëzit.

Por gjithashtu e dua faktin që ai u lut për rritjen frymërore të njerëzve. Zakonisht ne lutemi për nevojat e njerëzve — shëndetësore, financiare dhe shoqërore — por nuk shpenzojmë aq shumë kohë për t'u lutur për rritjen e tyre frymërore. Ne nuk lutemi që Perëndia të ndryshojë karakterin tonë për të qenë më shumë si ai. Mendoj se një nga arsyet është se nuk dimë për çfarë të lutemi.

Për fat të mirë, Bibla është e mbushur me vargje se si të lutemi për dikë që të rritet frymësisht.

”Qofshi në gjendje të ndjeni dhe kuptoni ... sa e gjatë, sa e gjerë, sa e thellë dhe sa e lartë është dashuria [e Perëndisë] me të vërtetë; dhe ta përjetoni këtë dashuri për veten tuaj” (Efesianëve 3: 19a, TLB). Cilin njihni që është duke u munduar dhe që ka nevojë për dashurinë e Perëndisë në jetën e vet tani? Silleni në mendje dhe thoni: “O Perëndi, bëju të njohur sot se sa shumë e do atë në të vërtetë”.

”Unë lutem ... që gjithmonë do të jeni të etur për të bërë të mirën” (Hebrenjve 13:21, CEV). Prindër, a nuk do të dëshironit të luteshit kështu për fëmijët tuaj, që ata jo vetëm të bëjnë atë që është e drejtë, por që te jenë të gatshëm të bëjnë gjënë e duhur? Lutuni për ata tani: “O Perëndi, jepu ndershmëri”.

”Unë lutem që Perëndia që të jep shpresë t'ju mbushë me shumë gëzim dhe paqe ndërsa i besoni atij” (Romakëve 15:13a, NCV). Kush nuk ka nevojë për më shumë shpresë, gëzim apo paqe në jetën e vet? Lutuni: “Perëndi, unë njoh dikë që ka nevojë për shpresë. Ndihmoje atë që të ketë besim në ty gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Lutem që Ati i lavdishëm ... t'ju japë frymën e diturisë dhe të zbulesës” (Efesianëve 1: 17a, GW). Cilin njihni që po ballafaqohet me një vendim? Kërkojini Perëndinë t’ju japë atyre diturinë e tij.

”Unë lutem që Zoti t'ju udhëzojë që të jeni aq të dashur sa Perëndia dhe aq të duruar si Krishti” (2 Thesalonikasve 3:5, CEV). A është dikush që ja ka arritur kësaj? Nuk jemi akoma atje. Por mund të lutemi për njëri-tjetrin, që për pjesën të mbetur të jetës të rritemi për t’iu afruar më shumë kësaj.

“Unë lutem ... qe ai mund t'ju forcojë me fuqi nëpërmjet Frymës së tij” (Efesianëve 3: 16a, NIV). ) Cilin njihni qe ndihet i zhytur plotësisht nga jeta ose sikur atyre iu duhet të bëjnë gjithçka me fuqinë e tyre? Lutuni kështu për ata. Thoni: “Perëndi, ndihmoji ata ta dinë se nuk janë vetëm sot. Jepu atyre forcë dhe fuqi”.

Dëgjo mësimin e sotëm audio nga pastor Rik >>

Dita 12Dita 14

Rreth këtij plani

Better Together

Është e pamundur që të jeni gjithçka që Perëndia dëshiron të jeni dhe të përmbushni qëllimet që u janë vënë në këtë planet për t’u pa asnjë ndihmë. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe i përkasim njëri-tjetrit në Trupin e Krishtit! Në këtë seri, pastori Rik shpjegon se si të jetosh në marrëdhënie me njerëzit e tjerë.

More

Ky devocion © 2015 nga Rick Warren. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përdorur me leje. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.rickwarren.org