Devocionali "Çelësa për Fëmijë": Numëro Bekimet e TuaShembull

LAVDËRIM NGA SUPER-SOJER
Sojer ishte duke lozur me topin e futbollit në oborr, kur babai i tij erdhi me makinë.
”Si je biri im?,” e përshëndeti babai teksa dilte nga makina. “Si po shkon?”
Sojer ngriti supet. “Nuk mendoj se bëra një punë shumë të mirë sot, në provimin e drejtshkrimit në shkollë. Dhe duhej të ishte radha ime, për të ushqyer brejtësin e klasës, por Ross that se ishte radha e tij. Më pas derdha dhe qumështin në tryezën e ngrënies në drekë. Dhe kam shumë detyra shtëpie për të bërë!” tha ai duke psherëtirë. ”Pra, jo dhe aq mirë.”
”Me vjen keq, që ke patur një ditë të vështirë," i tha babai. “Po a e di që dhe kur kemi ditë të vështira, Zoti dëshiron që ti ta falenderosh?”
Sojer rrudhi ballin. “Vërtet?”
Babai pohoi me kokë. “Ndonjëherë ndoshta nuk e ndjen vërtet, por është në momente të tilla, kur duhet ta bësh këtë gjë më tepër,” shpjegoi ai. “Sepse kur i beson Jezusit, Ai do të të ndihmojë që të jesh falenderues, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Dhe t’i kujtosh vetes, atë që Ai ka bërë për të të shpëtuar dhe të gjitha bekimet që të ka dhënë, dhe kështu që duke e falenderuar Atë për këto gjëra, do të të bëjë ty të ndihesh më mirë dhe do të të japë forcë. Fillo duke folur me Të—ashtu si tani je duke folur me mua. Thuaji Atij se si ndihesh dhe pse, dhe më pas fillo ta falenderosh Atë.”
Babai ngriti topin e futbollit. "Koha për disa lavdërime nga Super-Sojer!" ndërsa bëri sikur po tregonte muskujt. "Gati?" Ai ia hodhi topin Sojerit. "Unë jam mirënjohës që ti je djali im!" bërtiti ai.
Sojer e kapi topin. “Dhe unë gjithashtu jam falenderues që jam biri yt!” Dhe ia hodhi topin sërisht babait.
”A është buzëqeshje ajo që po shoh?” Pyeti babai duke qeshur, ndërsa i hodhi topin Sojerit.
Sojer e ktheu topin me anë të gjurit përsëri tek babai. “Jam falenderues që mundem të luaj përjashta.”
”Jam falenderues që kemi mundësinë, të flasim për Jezusin në çdo kohë.” tha babai duke ndaluar topin me këmbë dhe duke ia gjuajtur përsëri Sojerit.
Sojer dhe babai i tij vazhduan ta gjuajnë topin sa në një anë, në një tjetër, duke bërtitur me të madhe, gjërat për të cilat ishin falenderues. Me çdo pasim dhe gjuajtje të topit dhe me çdo falenderim ndaj Zotit, Sojer filloi disi të ndihej më i lehtësuar. Ai vendosi që do të fillonte ta falenderonte Jezusin, shumë herë më shumë.
– KELLY HOPE
PO TI?
A ke patur ndonjë ditë, kur gjërat thjesht nuk shkonin mirë? Merr disa shënues me ngjyra ose lapsa, dhe fillo të shkruash listën tënde të falenderimeve. Kur të kesh mbaruar, ngjite në një vend ku mund ta shikosh çdo ditë. Kjo do të të kujtojë, që ka gjithmonë diçka, për të cilën duhet të falenderosh Jezusin. Sa herë që të shikosh këtë listë, falenderoje Atë për çdo gjë që të ka dhënë.
VARGU KYÇ PËR SOT
"Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja." (Psalmi 150:6)
FJALA KYÇE PËR SOT
Lavdëroje dhe falenderoje Zotin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

A je duke e falenderuar dhe lavdëruar Zotin, për gjithçka që Ai të ka dhënë? Apo je shumë i zënë duke u shqetësuar dhe duke u ankuar, për gjërat që nuk të pëlqejnë? Ky plan 7-ditor me devocione, përdor Shkrimin dhe histori të ndryshme, për të inkurajuar fëmijët të përqëndrohen te Bekimet e Perëndisë dhe t’i kthejnë ankesat në mirënjohje.
More