Nuk kam folur në fshehtësi, në një qoshe të errët të tokës. Nuk u thashë pasardhësve të Jakobit, që të më kërkojnë në vend të shkretë. Unë jam ZOTI, të drejtën them e drejtësinë shpall. Ejani e mblidhuni, afrohuni të gjithë ju, o të mbijetuarit e kombeve. Asgjë s'dinë ata që mbartin idhuj druri e i luten një hyjnie që s'i shpëton dot. Flisni, pra, dhe parashtrojeni çështjen, këshillohuni të gjithë së bashku! Kush e paratha këtë qëmoti, kush e shpalli këtë që më parë? A nuk isha unë, ZOTI? Perëndi tjetër veç meje s'ka. Perëndi të drejtë e shpëtimtar përveç meje nuk ka.
Lexo Isaia 45
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 45:19-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video