Isaia 45:19-21
Isaia 45:19-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nuk kam folur në fshehtësi, në një qoshe të errët të tokës. Nuk u thashë pasardhësve të Jakobit, që të më kërkojnë në vend të shkretë. Unë jam ZOTI, të drejtën them e drejtësinë shpall. Ejani e mblidhuni, afrohuni të gjithë ju, o të mbijetuarit e kombeve. Asgjë s'dinë ata që mbartin idhuj druri e i luten një hyjnie që s'i shpëton dot. Flisni, pra, dhe parashtrojeni çështjen, këshillohuni të gjithë së bashku! Kush e paratha këtë qëmoti, kush e shpalli këtë që më parë? A nuk isha unë, ZOTI? Perëndi tjetër veç meje s'ka. Perëndi të drejtë e shpëtimtar përveç meje nuk ka.

Isaia 45:19-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë nuk kam folur fshehtas në një cep të errët të dheut; nuk u kam thënë pasardhësve të Jakobit: "Më kërkoni kot". Unë, Zoti, them atë që është e drejtë dhe deklaroj gjërat që janë të vërteta. Mblidhuni dhe ejani, afrohuni bashkë, ju që keni shpëtuar nga kombet! Nuk kanë mend ata që mbajnë një shëmbëlltyrë prej drurit të gdhendur prej tyre dhe i luten një perëndi që nuk mund të shpëtojë. Shpalleni dhe paraqitni arsyetimet tuaja, po, le të këshillohen edhe bashkë. Kush e ka shpallur këtë që në kohët e lashta dhe e ka parashikuar prej një kohe të gjatë? Vallë, nuk jam unë, Zoti? Nuk ka Perëndi tjetër veç meje, një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar; nuk ka asnjë veç meje.