Devocionali "Çelësa për Fëmijë": Numëro Bekimet e TuaShembull

LOJA E MURMURITJEVE
“Declan,” tha mami, “a mund të vish të thash pak enët, të lutem?”
“A s’mund ta bëjë Dara?” pyeti Declan. “Më ka ardhur në majë të hundës tharja e enëve!”
Dara rrotulloi sytë. “Ty gjithmonë të vjen në majë të hundës, për diçka ose për një tjetër.”
Babi ngriti kokën nga kompjuteri. “Me sa duket, këtë sëmundjen ‘më ka ardhur në majë të hundës’, po e marrim shumë shpesh këtu,” tha ai. “Jemi bërë pothuajse si Izraelitët, të cilët ankoheshin vazhdimisht, pavarësisht të gjitha të mirave që Perëndia bëri për ta.”
Mami pohoi me kokë. “Kam një ide për një lojë që mund të luajmë, e cila do të na ndihmojë të mësojmë, si të mos murmurisim dhe të mos ankohemi. Kur dikush nga ne, kapet duke thënë se i ka ardhur në majë të hundës për diçka, duhet të themi një arsye pse jemi falenderues për të njëjtën gjë.”
“Në rregull,” tha Dara. “Nuk keni për të më mundur dot!”
Por ajo që Declan tha ishte: “Huh!”
Ditën tjetër, Dara u kthye nga shkolla me çantën e mbushur plot. “Më ka ardhur në majë të hundës, nga gjithë këto detyra shtëpie!” tha ajo.
“Vërtet! u përgjigj Declan. “Dhe cila është një arsyeja, për të cilën je falenderuese për detyrat e shtëpisë?” pyeti ai duke qeshur.
“Oh mos!” buzëqeshi Dara dhe tundi kokën. “Mendoj se jam falenderuese, sepse na ndihmojnë të kuptojmë më mirë, atë që mësojmë në shkollë.”
Pak më vonë, Dara u përplas me vëllain e saj, teksa po shkonte drejt tryezës më një gotë më qumësht. “Asnjëherë nuk shikon se ku je duke shkuar!” tha ai, duke marrë një pecetë për të pastruar qumështin nga bluza e tij. “Më ka ardhur në majë të hundës!”
“Më vjen keq, Declan,” tha Dara. Më pas buzëqeshi. “Dhe cila është ajo arsye, që të bën falenderues për mua?”
Për një moment, Declan u duk i befasuar. “Epo, besoj se jam falenderues që nuk jemi binjakë,” tha më në fund.
Dara përshpëriti dhe filloi ta ndjekë.
“Në rregull, në rregull,” tha Declan duke qeshur e duke ndaluar ndjekjen rreth tryezës në guzhinë. “Jam falenderues që ti gjithmonë je e gatshme, të bësh detyrat e mia kur unë jam i sëmurë.”
Dara buzëqeshi. “Më mirë tani.”
“Me sa shoh keni filluar t’ja merrni dorën,” tha mami, e cila kishte parë gjithçka nga dhoma e ndenjes. “Mendoj se kjo loja e murmuritjeve, po ju ndihmon të shikoni bekimet që Zoti ju ka dhënë në jetë. Kur përqëndrohemi në ato se çfarë Ai na ka dhënë–dhe gjithçka që Jezusi ka bërë për ne—shumë shpejt, do të kuptojmë se nuk ka asgjë, për të cilën duhet të ankohemi.”
–VERA M. HUTCHCROFT
PO TI?
A e ke zakon të murmurisësh dhe të ankohesh? Perëndia nuk ishte i kënaqur, kur Izraelitët ankoheshin në vend që t’i besonin Atij që të kujdesej për ta, dhe Ai nuk është i kënaqur, kur fëmijët e Tij sot ankohen. Kur e gjen veten duke u ankuar, ndalu dhe kujto gjithë ato që Perëndia të ka dhënë—duke përfshirë dhe Birin e Tij që të vdesë për mëkatet e tua. Më pas mendo për një arsye për të falenderuar Perëndinë, për atë gjë për të cilën po ankohesh.
VARGU KYÇ PËR SOT
"Bëni çdo gjë pa u ankuar dhe pa kundërshtime." (Filipianëve 2:14)
FJALA KYÇE PËR SOT
Shndërroji ankesat në falenderime.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

A je duke e falenderuar dhe lavdëruar Zotin, për gjithçka që Ai të ka dhënë? Apo je shumë i zënë duke u shqetësuar dhe duke u ankuar, për gjërat që nuk të pëlqejnë? Ky plan 7-ditor me devocione, përdor Shkrimin dhe histori të ndryshme, për të inkurajuar fëmijët të përqëndrohen te Bekimet e Perëndisë dhe t’i kthejnë ankesat në mirënjohje.
More