Nuk e mbajtën besëlidhjen e Perëndisë, nuk deshën të ecnin sipas ligjit të tij. I harruan veprat e tij dhe mrekullitë që u kishte dëftyer. Në sy të etërve të tyre bëri mrekulli, në tokën e Egjiptit, në fushën e Coanit. E ndau detin e i kaloi përmes, ujërat i ndali e i bëri pirg. Ditën u printe me një re, gjithë natën me dritë flakëruese. Në shkretëtirë çau shkëmbinj, u dha të pinë si nga burimet e thella. Përrenj nxori prej shkëmbit, ujërat i bëri të rrjedhin si lumenj. Por ata vazhduan të mëkatojnë kundër tij, në vend të shkretë ngritën krye kundër të Tejlartit. Në zemrat e tyre e tunduan Perëndinë, kërkuan ushqim siç ua kishte ënda. Kundër Perëndisë folën e thanë: «A mundet Perëndia të shtrojë tryezë në mes të shkretëtirës? Ja, ai goditi shkëmbin e ujërat gëluan dhe si përrenj vërshuan. Por, a mundet t'i japë edhe bukë e mish t'i gatitë popullit të vet?». I dëgjoi ZOTI e fort u zemërua, zjarri u ndez kundër Jakobit, zemërimi vloi kundër Izraelit, se nuk besuan në Perëndinë e as shpresuan në shpëtimin e tij.
Lexo Psalmet 78
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 78:10-22
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video