Devocionali "Çelësa për Fëmijë": Numëro Bekimet e TuaShembull

KËNAQËSI E ÇUDITSHME
MUUUUUU.
"Uau!" bërtiti Jordan. Ai kishte qënë në mendime kaq të thella, sa pothuajse u përplas me një lopë të madhe kafe, që gjendej në mes të rrugës.
Xhaxha Paul doli tek dera e hangarit. “Oh mirë, paske takuar Klarisën!”
”Epo, le të themi që gjetëm njërit tjetrin,” tha Jordani. “Ajo nuk po lëëëvizteeee."
”E bukur kjo!” tha xhaxha Paul duke qeshur. “Pra, më thuaj, si ishte dita jote e parë? E di që është e vështirë të ndërosh shkollë në mes të vitit.”
Jordan ngriti supet. “Ishte mirë. Shpresoj që puna e babit ta lejojë të rijë këtu pak më gjatë. Kemi jetuar në 3 shtete të ndryshme në 4 vjet!” tha duke psherëtirë. “Nuk e di, ndoshta do të jem i lumtur kur të jemi vendosur përfundimisht.”
Teksa po drejtonte Klarisën drejt vendit të mjeljes, brenda hangarit, xhaxha Paul tha, ”Të të them diçka për sa i përket ndjenjave, Jordan—nuk mund të presësh gjithmonë që ato të të bëjnë të lumtur. Ekzistojnë ndjenjat por ekziston dhe të qënit i kënaqur.”
”A nuk është e njëjta gjë?” pyeti Jordan.
Në vend që të përgjigjej, xhaxha Paul ngriti një stol të mjeljes dhe tundi gishtin në ajër. “Eja këtu pranë meje dhe do të të tregoj artin e pastër të mjeljes së lopës!”
Pas një prove të shpejtë, Jordan ishte duke mjelë Klarisën.
”Je një talent natyral” tha xhaxha Paul, ndërsa në sfond dëgjohej zhurma e qumështit që binte në kovën metalike. “Dhe që ti përgjigjem pyetjes tënde, të jesh i lumtur dhe të jesh i kënaqur, nuk është gjithmonë e njëjta gjë. Apostulli Pal e mësoi këtë, teksa udhëtonte nga një vend në tjetrin.”
”Hej, ai udhëtoi nga një vend në tjetrin ashtu si unë!” tha Jordani. “Pra, si e mësoi ai ndryshimin?”
”Pali mësoi se kur e vendos besimin dhe shpresën tënde te Jezusi, Ai të mëson se si të jesh i kënaqur në çdo situatë. Kjo është ndryshe nga të qënit i lumtur gjithmonë. Të jesh i kënaqur, është një ndjenjë që vetëm Zoti mund të ta japë.”
Ai fërkoi pjesën anësore të Klarisës, e cila po përtyptë ngadalë ushqimin e saj. “Pothuajse si Klarisa këtu. Duke e parë atë, mund të them se ajo duket çuditërisht e kënaqur."
Pasi qeshën bashkë me këtë shaka pa kuptim, xhaxha Paul u lut me zë të lartë, që Jezusi do e ndihmonte Jordanin që të mësonte se si të ishte i kënaqur. Para se xhaxha Paul të thoshte amen, Jordan e ndjeu paqen e thellë shpirtërore, që vetëm Zoti mund të të japë.
– KELLY HOPE
PO TI?
A e ke të vështirë të jesh i kënaqur aty ku je tani? A do dëshiroje që gjërat në jetën tënde të ishin ndryshe? Edhe personave në Bibël, si për shembull apostulli Pal, iu desh të mësonin të ishin të kënaqur kur përballeshin me situata të vështira. Kur i beson Jezusit dhe përqëndrohesh te shpresa që ke në të, Ai do të të mësojë si të jesh i kënaqur me jetën që të ka dhënë..
VARGU KYÇ PËR SOT
"Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse unë jam mësuar të kënaqem në gjëndjen që jam." ( Filipianëve 4:11)
FJALA KYÇE PËR SOT
Jezusi na bën që të jemi të kënaqur.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

A je duke e falenderuar dhe lavdëruar Zotin, për gjithçka që Ai të ka dhënë? Apo je shumë i zënë duke u shqetësuar dhe duke u ankuar, për gjërat që nuk të pëlqejnë? Ky plan 7-ditor me devocione, përdor Shkrimin dhe histori të ndryshme, për të inkurajuar fëmijët të përqëndrohen te Bekimet e Perëndisë dhe t’i kthejnë ankesat në mirënjohje.
More