Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Transformimi i Djalit Plangprishës me Kyle IdlemanShembull

Prodigal Son Transformation With Kyle Idleman

DITA 7 NGA 7

"Hir për të dy Bijtë"

Djali i madh u zemerua pasi pa veprimet e babait të tij. Ky vëlla i madh, mund të ketë punuar shumë dhe të ketë kultivuar me besnikëri fushat, por ai ishte i humbur në shtëpinë e babait të tij.

Nuk kishte hapje sysh. Nuk kishte ndershmëri. Nuk kishte asnjë veprim.

E vërteta është, edhe ai ishte një djalë plangprishës. Edhe ai kishte një zemër, që ishte larg të atit. Edhe ai ishte i humbur, por nuk e shihte këtë. Tim Keller shprehet në këtë mënyrë: "Djali i keq ishte i humbur në të keqen e tij, por djali i mirë ishte i humbur në mirësinë e tij.

Ti mund të mos kesh qenë kurrë në një vend të largët. Ti mund të kesh një rezyme mbresëlënëse fetare. Ti mund të kesh ndjekur të gjitha rregullat. Ti mund ta kesh lexuar tërë këtë libër, duke menduar për të gjithë njerëzit që ndodhen në Vendin e Largët, që me të vërtetë kanë nevojë ta dëgjojnë atë. Por pyes veten nëse je ai person, me të cilin Jezusi, ka folur gjatë gjithë kohës.

Për fat të mirë, kur vëllai i madh ishte në fushë, babai e la festën dhe doli tek ai. Ai u përfshi në shqetësimin e djalit menjëherë.

Çfarë na tregon kjo për Zotin? Zoti dëshiron një marrëdhënie me fëmijët e Tij. Pavarësisht nëse jeta jote i ngjan djalit të madh apo më të voglit.

Edhe pas zgjedhjeve fyese dhe jetesës së pamatur të djalit të vogël, babai e përqafoi atë me puthje dhe përqafime. Dhe pas fjalëve të ashpra dhe mosrespektimit të vëllait të madh, babai shpjegoi me dashuri veten e tij. Kryetarit të familjes, kurrë nuk i duhej ta shpjegonte veten në kohërat antike. Familjet nuk ishin demokraci; ato ishin diktatura. Megjithatë babai iu përgjigj zemërimit të vëllait të madh, me durim të butë dhe hir.

Ne presim që Zoti, të jetë një Atë i zemëruar që kërkon drejtësi, por përmes Jezusit, Ai na jep dashuri dhe hir kur nuk e meritojmë. Në fund të fundit, historia tek Lukën 15, nuk ka të bëjë me dy djem që nuk binden. Bëhet fjalë për një Atë që i do fëmijët e Tij pa kushte.

*Kur ke mëkatuar, si e imagjinon Zotin dhe atë që Ai mendon për ty? Si e ushqen hiri dhe dashuria eTij e pafund, gjithë procesin e AHA?

A të pëlqeu ky plan leximi? Nëse po, regjistrohu për të fituar librin e plotëkëtu

Shkrimet e Shenjta

Dita 6

Rreth këtij plani

Prodigal Son Transformation With Kyle Idleman

Marrë nga libri i tij "AHA", bashkohu me Kyle Idleman ndërsa ai zbulon 3 elementet që mund të na sjellin më afër me Perëndinë dhe për të ndryshuar jetën tonë për mirë. A je gati për momentin e Perëndisë që ndryshon gjithçka?

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David C Cook që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/aha/