Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Transformimi i Djalit Plangprishës me Kyle IdlemanShembull

Prodigal Son Transformation With Kyle Idleman

DITA 1 NGA 7

"Receta për AHA"

Gruaja ime ka këtë libër gatimi në shtëpi, një dhuratë për dasmën tonë. Titullohet "Libri i Gatimit i Tre Përbërësve". Ajo do të dëshironte që të të tregoja, se ajo nuk e përdor vërtet. Kur ajo gatuan, zakonisht përfshihen më shumë se tre përbërës. E vërteta është se unë jam ai që përdor "Librin e Gatimit të Tre Përbërësve".

Në raste të rralla që më lejohet të qëndroj në kuzhinë, ky libër gatimi është shoqëruesi im i gatimit, sepse sinqerisht, tre përbërës kanë të bëjnë me aftësinë time të kuzhinës. Një nga gjërat që kam mësuar në rrugën e vështirë, është që kur përdor Librin e Gatimit të Tre Përbërësve, të gjithë përbërësit janë të nevojshëm—jo, absolutisht jetik.

Kjo është e keqja për këtë libër, ti nuk mund të mashtrosh. Nëse përdor vetëm dy përbërës, nuk funksionon shumë mirë.

E njëjta gjë vlen për përvojat e AHA.

Unë kam dëgjuar përvojat e AHA të qindra—në mos mijëra—njerëz gjatë viteve. Unë kam studiuar përvoja të shumta, të transformimit të figurave kryesore në Bibël. Me qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, AHA gjithmonë ka tre përbërës. Nëse ndonjë nga këta përbërës mungon, kjo bën një lidhje të shkurtër në procesin e transformimit:

(1) Një Zgjim i Papritur (2) Ndershmëri Brutale (3) Veprim i Shpejtë (Zgjim, Ndershmëri, Veprim = ZNV) në anglisht AHA (Awakening, Honesty, Action = AHA)

Nëse ka një zgjim dhe ndershmëri, por nuk ka veprim, atëherë AHA nuk ndodh.

Nëse ka zgjim dhe veprim, por ndershmëria neglizhohet, AHA do të jetë jetëshkurtër.

Por kur Fjala e Zotit dhe Shpirti i Shenjtë bashkojnë këto tri gjëra në jetën tënde, do të përjetosh - një moment AHA të dhënë nga Zoti që ndryshon gjithçka.

* A je gati për një moment AHA që të ndryshon? A je i gatshëm të kalosh nëpër tre hapat në këtë proces?

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Prodigal Son Transformation With Kyle Idleman

Marrë nga libri i tij "AHA", bashkohu me Kyle Idleman ndërsa ai zbulon 3 elementet që mund të na sjellin më afër me Perëndinë dhe për të ndryshuar jetën tonë për mirë. A je gati për momentin e Perëndisë që ndryshon gjithçka?

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David C Cook që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/aha/