Transformimi i Djalit Plangprishës me Kyle IdlemanShembull
"Ndershmëria - Duke Folur me Veten"
Ne e shohim përbërësin e dytë (Ndershmëria brutale) të AHA-së tek Luka 15:17: "Ai erdhi në vete dhe tha…"
Nuk ishte asnjë njeri tjetër përreth. Ishte vetëm ai dhe derrat. Ndonjëherë biseda më e vështirë për të bërë, është ajo që bën me veten tënde. Ndershmëria brutale, fillon kur shikohemi në pasqyrë dhe flasim të vërtetën, për atë që shohim. AHA kërkon që ti t'i tregosh vetes të vërtetën për veten tënde.
Djali Plangprishës ishte i sinqertë, me veten e tij për atë që meritonte. Ajo lloj ndershmërie është e vështirë. Ne do të preferonim zgjimin pa ndershmërinë brutale.
Ashtu si bashkëshortja që zgjohet me shpritin e saj kritik, por nuk pranon të thotë, "Kam gabuar që kam qenë aq negative. E di që bashkëshorti im, ka nevojë për inkurajimin dhe mbështetjen time, por unë vetëm jam ankuar dhe e kam kritikuar.”
Ashtu si bashkëshorti që kupton mëkatin e tij seksual, por nuk pranon të thotë: "Problemi im i pornografisë, ka krijuar një çarje në martesën time dhe më ka ngurtësuar zemrën ndaj gruas time."
Shmangja e ndershmërisë brutale, do të djegë ndryshimin e qëndrueshëm. Kur ka njohje pa pendim, AHA nuk ndodh. Kur Djali Plangprishës erdhi në vete, ai u përball me veten e tij me sinqeritet. Zgjimi duhet të çojë drejt ndershmërisë. Bindja duhet të çojë në rrëfim.
Në fund të fundit, Ati ynë qiellor i sheh dhe i njeh të gjitha, kështu që nuk bëhet fjalë "të të zbulojnë". Ndershmëria për të cilën po flas, është më shumë sesa një pranim i thjeshtë; është një lloj ballafaqimi me rrënimin tënd. Po, ti i thua personit që e zbuloi gabimin tënd se të vjen keq, por ti duhet të shkosh përtej kësaj. Në një moment të sinqertë, kur askush tjetër nuk është afër, duhet t'i thuash vetes të vërtetën për veten tënde dhe të dish që të vjen keq.
Ky është ndryshimi midis keqardhjes dhe pendimit.
*A ke shkuar deri në fund në një zgjim, duke qenë brutalisht i sinqertë me veten tënde? A je mjaft i sinqertë me veten tënde, për të parë rrënimin tënd dhe si ajo nuk i pëlqen Zotit?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Marrë nga libri i tij "AHA", bashkohu me Kyle Idleman ndërsa ai zbulon 3 elementet që mund të na sjellin më afër me Perëndinë dhe për të ndryshuar jetën tonë për mirë. A je gati për momentin e Perëndisë që ndryshon gjithçka?
More