Transformimi i Djalit Plangprishës me Kyle IdlemanShembull
"Veprim–Koha të Ngrihesh"
Veprimi është pika ku shumë prej nesh bllokohen. Ne e dimë atë që duhet bërë, kemi dalë në shesh, por s'mund të lëvizim. Është një gjë të kemi zgjimin dhe gjithashtu të jemi të sinqertë, për atë që duhet të bëjmë. Por, është një gjë tërësisht ndryshe të vihemi në lëvizje. Tek Luka 15:20, lexojmë një frazë të thjeshtë që e ndryshoi historinë e Djalit Plangprishës. Jezusi thjesht tha: "U çua, pra..."
Ai veproi menjëherë. Ai e kuptoi se ishte koha të çohej. Ishte koha të bënte diçka. Dhe nëse historia jote nuk lexon, "Ai u çua," ose "Ajo u çua", atëherë asgjë nuk ka ndryshurar në të vërtetë.
Këtu ndodh që AHA ngec për shumë prej nesh. Ne kemi një moment zgjimi, dhe gjithashtu e gjejmë forcën të jemi plotësisht të sinqertë, por asnjëherë nuk arrijmë të bëjmë diçka ndryshe. Ne e kalojmë shumicën e jetës të bllokuar, midis sinqeritetit dhe veprimit.
Ti mund të jesh duke e lexuar këtë dhe po mendon, "Jam dakord me ty, por nuk e ndjej se duhet të bëj ndonjë gjë rreth kësaj."
Ndoshta kjo tingëllon ashpër, ose ndoshta e rëndomtë; por, e vërteta qëndron se ne duhet t'i bindemi Perëndisë, edhe kur nuk na pëlqen. Kur ne i bindemi Perëndisë, edhe pa pasur motivimin e duhur, ndjenjat tona përfundimisht do takohen me veprimet tona.
Kthehu pas dhe vështro planin tënd, për ndryshimet që duhet të bësh. Ndoshta e ke berë listën më parë, qoftë në letër ose në mendjen tënde, dhe e di se si është. Identifiko hapin e parë, ashtu si bëri dhe Djali Plangprishës kur e theksoi se, "Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t'i them..." Ai e dinte se çfarë duhet të bënte dhe e realizoi atë. Zbulo cili është hapi yt i parë dhe vepro tani, pa marrë parasysh nëse ke dëshirë apo jo. Dhe do ta kuptosh gjatë rrugës, se me ndihmën e Perëndisë, veprimet që në fillim duken shumë artificiale, bëhen të vërteta.
*A ke qënë i zgjuar dhe i sinqertë me veten tënde, por gjithsesi nuk ke bërë veprimet e nevojshme? Cili është hapi i parë që mund të marrësh që të fillosh të veprosh?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Marrë nga libri i tij "AHA", bashkohu me Kyle Idleman ndërsa ai zbulon 3 elementet që mund të na sjellin më afër me Perëndinë dhe për të ndryshuar jetën tonë për mirë. A je gati për momentin e Perëndisë që ndryshon gjithçka?
More