Dashuri e Çmendur me Francis ChanShembull
“Jeta Jote Më e Mirë...Më Vonë”
Tani me siguri e ke kuptuar, që ke një zgjedhje të veçantë për të bërë: thjesht lër që jeta të rrjedhë vet, gjë që do të thotë t'i shërbejmë Zotit mbetjet tona, ose vrapo në mënyrë aktive drejt Krishtit.
A e kupton marrëzinë e kërkimit të përmbushjes larg Tij? A e kupton se është e pamundur, t'i pëlqesh Zotit në ndonjë mënyrë tjetër, përveçse nëpërmjet dorëzimit me gjithë zemër? A e kupton bukurinë dhe gëzimin e thellë, të ecjes në intimitetin e vërtetë me Perëndinë, Atin dhe Mikun tonë të shenjtë? A dëshiron të shohësh Zotin, më shumë se sa ke dëshirë për siguri?
Ndoshta iu përgjigje po këtyre pyetjeve, por ende po pyet veten se çfarë do të thotë, cilat janë alternativat për të lundruar në drejtim të rrymës. Për këtë, po të jap një shembull.
Si do të ndryshonte jeta jote, nëse do të mendoje realisht për çdo person me të cilin ke kontakt, si Krishti—për atë person përpare teje, që është duke ngarë makinën tmerrësisht ngadalë, për shitësin tek dyqani ushqimor që duket më i interesuar të flasë se sa të kontrollojë artikujt e tu, për pjesëtarin e familjes tënde me të cilin duket sikur është e pamundur të kesh një bisedë dhe të mos mërzitesh?
Tek Mateu 25, Jezusi bekon disa njerëz për diçka që ata kanë bërë. Të hutuar, ata pyesin: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë? Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm? Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?".
Përgjigja e tij është tronditëse: "Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t'u thotë: ‘Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua". Jezusi po thotë, se ne tregojmë dashuri të prekshme për Perëndinë, në mënyrën se si kujdesemi për të varfërit dhe për ata që vuajnë. Ai pret që ne të trajtojmë të varfërit dhe të dëshpëruarit, sikur të ishin Krishti Vetë.
*A i trajton njerëzit me të cilët ndërvepron çdo ditë, sikur të ishin Krishti? A po kërkon për “ndonjërin prej këtyre më të vegjëlve” edhe sikur të ishte në dëmin tënd? Si mund të fillosh të rigjenerosh zemrën dhe mendjen tënde, në mënyrë që të shohësh këto mundësi për të ndarë dashurinë e Krishtit?
Si përfundim, shiko videon time më poshtë, që e eksploron këtë temë pak më shumë:
A të pëlqeu ky plan leximi? Nëse po, kliko për të fituar librin e plotë këtu
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Marrë nga libri i tij më i suksesshëm sipas New York Times "Dashuria e Çmendur", Francis Chan gërmon thellë në dashurinë e çmendur të mahnitshme të Perëndisë për ne, dhe se si duhet të duket përgjigjja jonë e përshtatshme për një dashuri të tillë. Por ai nuk ndalet këtu, duke na sfiduar të mendojmë për madhështinë e Perëndisë dhe dallimin e madh midis madhështisë së Tij të përjetshme dhe jetës sonë të përkohshme këtu në tokë.
More