Dashuri e Çmendur me Francis ChanShembull
"Ti Ndodhta Nuk Mund Ta Përfundosh Këtë Kapitull
Ti ndoshta mund të vdesësh, para se të përfundosh së lexuari këtë devocional. Unë mund të vdes, ndërsa ti je duke e lexuar këtë. Sot. Në çdo moment.
Në një ditë të zakonshme, ne jetojmë të kapur pas vetes. Në një ditë të zakonshme, ne nuk e marrim shumë në konsideratë Zotin. Në një ditë të zakonshme, harrojmë se jeta jonë me të vërtetë është një avull.
A beson me të vërtetë, se mund të zhdukesh në çdo minutë? Se ndoshta sot do të vdesësh? Apo ndihesh në një farë mënyre i pamposhtur?
Unë kurrë nuk kisha përjetuar probleme me zemrën, deri para disa vitesh, kur fillova të kisha rrahje të shpeshta në zemër. Me kalimin e kohës ato u bënë më të shpeshta, dhe kjo filloi të më shqetësojë.
Të jem i sinqertë, e dija se cili ishte problemi. Isha i zhytur dhe i mbytur nga stresi. Ishte sezoni i Krishtlindjes, dhe duhet të kujdesesha dhe të mendoja për shumë gjëra.
Por në prag të Krishtlindjes, ky shqetësim u intensifikua aq shumë, sa që i thashë gruas sime, se do të shkoja në urgjencë pas shërbesës në kishë. Gjatë shërbesës, megjithatë, unë i dorëzova të gjitha shqetësimet dhe stresin Perëndisë. Simptomat e mia u larguan ngadalë dhe kurrë nuk shkova te mjeku.
Kur jam i konsumuar nga problemet e mia—i stresuar në lidhje me jetën time, familjen time dhe punën time—në të vërtetë përcjell tek të tjerët besimin, se mendoj se rrethanat janë më të rëndësishme, sesa urdhërimin e Zotit që gjithmonë të jemi të gëzuar. Me fjalë të tjera, që unë kam një "të drejtë" për të mos i’u bindur Zotit, për shkak të madhësisë së përgjegjësive të mia.
E gjej veten shpesh, duke e përsëritur këtë mësim. Edhe pse në mua mund të ketë një shkëlqim të vogël, të shenjtërisë së Perëndisë, jam ende mjaft budalla për të harruar, se jeta është e gjitha në lidhje me Perëndinë dhe nuk është fare për mua.
* Sa shpesh mendon, se sa e shkurtër është jeta jote? Si të ndihmon ky perceptim, të jetosh në mënyrë më transparente, me më shumë dashuri dhe besim?
Së fundi, shiko këtë video dhe mendo për pikat e diskutuara:
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Marrë nga libri i tij më i suksesshëm sipas New York Times "Dashuria e Çmendur", Francis Chan gërmon thellë në dashurinë e çmendur të mahnitshme të Perëndisë për ne, dhe se si duhet të duket përgjigjja jonë e përshtatshme për një dashuri të tillë. Por ai nuk ndalet këtu, duke na sfiduar të mendojmë për madhështinë e Perëndisë dhe dallimin e madh midis madhështisë së Tij të përjetshme dhe jetës sonë të përkohshme këtu në tokë.
More