Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dashuri e Çmendur me Francis ChanShembull

Crazy Love With Francis Chan

DITA 3 NGA 7

Dashuri e Çmendur

Nëse ke kaluar kohë ndonjëherë në kishë, duhet t’a kesh dëgjuar shprehjen, në një formë apo në një tjetër, idenë se Zoti na do. Problemi i vetëm për mua ishte, se ky ishte një koncept që më mësohej nga të tjerët, jo diçka që unë e kuptoja që ishte padyshim e vërtetë. Për vite kam “patur” dashurinë e Zotit në kokën time, kam dhënë përgjigjen e duhur në provën “si është Zoti”, por nuk e kam kuptuar plotësisht atë me zemrën time.

Nuk mendoj se jam personi i vetëm, që e ka keqkuptuar dashurinë e Zotit. Shumica prej nesh, deri në një farë pike, e kanë të vështirë të kuptojnë, të besojnë ose pranojnë, dashurinë absolute dhe të pakufizuar të Zotit për ne.

Për fat të mirë, marrëdhënia ime me Zotin mori një kthesë të madhe kur u bëra baba. Pasi vajza ime më e madhe lindi, fillova të shoh se sa gabim e kisha mendimin tim për Perëndinë. Për herë të parë, provova atë që unë besoj se Zoti ndjen ndaj nesh. Mendoja shpesh për vajzën time. Lutesha për të ndërsa ajo flinte gjatë natës. E tregoja fotografinë e saj kujtdo që donte ta shihte. Doja t'i jepja asaj botën.

Dashuria ime dhe dëshira për dashurinë e fëmijëve të mi, është aq e fortë, saqë më hapën sytë sesa shumë dëshira dhe dashuri ka Zoti për ne. Shprehja e dashurisë së vajzës sime ndaj meje dhe dëshira e saj për të qenë me mua, është gjëja më e mahnitshme. Asgjë nuk arrin të krahasohet me faktin, që fëmijët të kërkojnë me të vërtetë dhe plot entuziazëm.

Me anë të kësaj përvoje, kam kuptuar se dëshira ime për fëmijët e mi, është vetëm një jehonë e zbehtë e dashurisë së madhe të Zotit për mua dhe për çdo person që Ai ka bërë. Unë jam vetëm një baba tokësor, një baba mëkatar dhe i dua fëmijët e mi aq shumë sa më dhemb. Si mund të mos i besoja një Ati Qiellor të përsosur, që më do pafundësisht shumë më tepër, nga sa unë do t'i dua ndonjëherë fëmijët e mi?

* A beson se dashuria e madhe Zotit është për ty personalisht? Çfarë mund të bësh për të ndihmuar të lëvizësh këtë njohuri, nga mendja tek zemra jote?

Së fundi, shiko këtë video dhe mendo për pikat e diskutuara:

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Crazy Love With Francis Chan

Marrë nga libri i tij më i suksesshëm sipas New York Times "Dashuria e Çmendur", Francis Chan gërmon thellë në dashurinë e çmendur të mahnitshme të Perëndisë për ne, dhe se si duhet të duket përgjigjja jonë e përshtatshme për një dashuri të tillë. Por ai nuk ndalet këtu, duke na sfiduar të mendojmë për madhështinë e Perëndisë dhe dallimin e madh midis madhështisë së Tij të përjetshme dhe jetës sonë të përkohshme këtu në tokë.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David C Cook që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/crazy_love/