Dashuri e Çmendur me Francis ChanShembull
“Profili i të Vakëtëve”
A do e përshkruaje veten si tërësisht të dashuruar me Jezus Krishtin? Apo fjalët që të përshtaten më mirë janë, i përkushtuar me gjysëm zemër, i vakët dhe pjesërisht i përkushtuar?
Bibla na thotë që të testojmë veten, kështu që unë po të jap një përshkrim, se si mund të duken njerëzit e vakët. Ndërsa i lexon këto shembuj, të inkurajoj që të shikosh dhe të bësh një kërkim të sinqertë, se kush je tani, dhe si je duke jetuar sot.
Njerëzit e vakët:
- Marrin pjesë në Kishë mjaft rregullisht. Kjo është ajo çfarë pritet prej tyre, është ajo që ata besojnë se të “Krishterët e mirë” bëjnë, prandaj ata shkojnë.
- Japin para për bamirësi dhe për Kishën...për sa kohë që nuk cënon standardin e tyre të jetesës. Nëse ata kanë pak para shtesë dhe është e lehtë dhe e sigurt për ta që të japin, ata e bëjnë këtë.
- Kanë dëshirë për t'u përshtatur si në Kishë ashtu edhe jashtë Kishës; ata kujdesen më shumë për atë që njerëzit mendojnë për veprimet e tyre, sesa ato që Zoti mendon për zemrat dhe jetën e tyre.
- Nuk duan me të vërtetë të shpëtohen nga mëkati i tyre; ata duan vetëm të shpëtojnë nga ndëshkimi i mëkatit të tyre.
- Ata preken nga historitë e njerëzve që bëjnë gjëra radikale për Krishtin, por ata vetë nuk veprojnë. Njerëzit e vakët e quajnë "radikale", atë që Jezusi priste nga të gjithë ndjekësit e tij.
- Rrallë herë e ndajnë besimin e tyre me fqinjët, kolegët ose miqtë e tyre. Ata nuk duan të refuzohen, as nuk duan t'i vënë njerëzit në siklet duke folur për çështje private si feja.
- Vlerësojnë moralin ose "mirësinë" e tyre, duke krahasuar veten me botën laike. Ata ndihen të kënaqur që nuk janë aq të tmerrshëm sa ai djali në rrugë.
- Thonë se e duan Jezusin dhe Ai është pjesë e jetës së tyre. Por vetëm një pjesë. Ata i japin atij një pjesë të kohës së tyre, parave, mendimeve, por Ai nuk lejohet të kontrollojë jetën e tyre.
- E duan Zotin, por ata nuk e duan Atë me gjithë zemër, shpirt dhe forcën e tyre.
- I duan të tjerët, por nuk mundohen të duan të tjerët më shumë se sa duan veten.
* Sa shumë prej këtyre “tipareve të vakëta”, janë një jehonë e mënyrës se si po jeton jetën tënde? Lutu që Zoti të punojë për zbutjen e zemrës tënde, pastaj zgjidh një nga tiparet për të përmirësuar (dhe t’u lutur) gjatë gjithë kësaj jave.
Si përfundim, shiko këtë video dhe mendo për pikat e diskutuara:
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Marrë nga libri i tij më i suksesshëm sipas New York Times "Dashuria e Çmendur", Francis Chan gërmon thellë në dashurinë e çmendur të mahnitshme të Perëndisë për ne, dhe se si duhet të duket përgjigjja jonë e përshtatshme për një dashuri të tillë. Por ai nuk ndalet këtu, duke na sfiduar të mendojmë për madhështinë e Perëndisë dhe dallimin e madh midis madhështisë së Tij të përjetshme dhe jetës sonë të përkohshme këtu në tokë.
More