Shpresë në ErrësirëShembull
Shpresë
Një shpresë e gjallë na mundëson të kemi pikëllim dhe gëzim. Shpresa jonë e gjallë, është një trashëgimi e arritur për ne nga Krishti.
—Tim Keller
Libri i Habakukut përfundon me lutjen e tij, "Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t’i bëjë këmbët e mia si ato të drerëve dhe do të më bëjë të ecë mbi lartësitë e mia"."(Habakuku 3:19 ALBB).
Kur merr parasysh, atë që ky profet dinte se ishte duke u përballur tashmë, shpresa e tij e pakufizuar është mahnitëse. "Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla, unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim. Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t’i bëjë këmbët e mia si ato të drerëve dhe do të më bëjë të ecë mbi lartësitë e mia". (Habakuku 3:17-19 ALBB)
Habakuku u përlesh me pyetje, përqafoi realitetin, besoi gjithsesi, dhe e gjeti shpresën e tij tek Zoti. Nëse nuk mëson asgjë tjetër nga ky Plan Biblik, shpresoj të mbash mend se çfarë do të thotë emri i Habakukut: Të luftosh. Dhe të përqafosh.
Të dyja në të njëjtën kohë.
Më kujtohet kur vajza ime e vogël, Xhoi, ishte më pak se katër vjeçe dhe po luante në oborrin e shtëpisë së një miku me një rrëshqitse me litar. Meqenëse ishte shumë e vogël ta ndalonte veten, për të mos e goditur pemën në fund të litarit, ajo e dërrmoi fytyrën e saj duke u përplasur me trungun e pemës të trashë. Ende mund të kujtoj kur dëgjova atë goditje!Ajo ra në tokë, e përgjakur dhe e pavetëdijshme.
I mbushur me panik, gjeta një puls, edhe pse jo aq i fortë sa do të doja. Ne e çuam me nxitim atë në urgjencë, dhe mjekët filluan të bënin kontrollet e duhura. Sapo ajo u kthye në vetëdije, ata u përpoqën të qepnin çarjen në pjesën e poshtme të mjekrës. Por Xhoi nuk donte.
Unë duhej ta mbaja me forcë poshtë.
Isha shtrirë mbi të, duke mbajtur trupin dhe kokën e saj të palëvizshme, ndërsa mjeku i mjekoi me kujdes prerjet e saj dhe ia qepi. Ajo po qante, "Babi, çfarë po ndodh? Të lutem më lësho. Bëji të ndalojnë. Dua të luaj. Të lutem. Vetëm dua të luaj. Të lutem mos i lejo të më lëndojnë.” Por e dija që nëse ajo do të shërohej plotësisht, ajo do të duhej ta kalonte këtë.
Ndonjëherë Zoti sillet në të njëjtën mënyrë, duke ditur se çfarë do të duhet që ne të shërohemi si duhet.
Ne luftojmë dhe përqafojmë. Të dyja në të njëjtën kohë.
Megjithatë, në krahët e tij, ka shpresë.
Lutu: Zot, faleminderit që më mban. Faleminderit që më shëron. Faleminderit për shpresën.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë nga libri i Pastorit Craig Groeschel, "Shpresë në Errësirë", mund të jetë pikërisht ajo që të nevojitet. Nëse dëshiron të besosh, por nuk je i sigurt se si ta bësh, ky plan është për ty.
More