Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Shpresë në ErrësirëShembull

Hope In The Dark

DITA 11 NGA 12

Beso

Unë besoj në krishterim, ashtu siç besoj se dielli ka lindur: jo vetëm sepse e shoh, por sepse përmes tij shoh gjithçka tjetër.

—C. S. Lewis

Shpresa e vërtetë kërkon një themel të fortë, thelbësor. Siç shpjegon autori i Hebrenjve, "Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen" (Hebrenjve 11:1 ALBB). Pa besimin tonë në karakterin e Zotit—dhe marrëdhënien tonë me të—si themelin tonë, ne mund të ishin shumë mirë duke shpresuar tek Babagjyshi i Vitit të Ri ose tek ndonjë aplikacion.

E kuptoj që të gjitha këto ide abstrakte, si besimi, mund të fillojnë të ndihen të shkëputura nga sprovat e mishit, ose të faturave dhe falimentimit, që mund të jesh duke kaluar. Por mbase besimi nuk është abstrakt. Ndoshta është themeli i vetëm, kur gjithçka është e tronditur. Apostulli Pal e shprehu kështu, “duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen, këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën. Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë." (Romakëve 5: 3-5 ALBB).

Ja mendimi im, për përparimin e Palit, i cili kaloi nga vuajtja në intimitet me Zotin: Kur po vuajmë në kohë të vështira, ne e besojmë Fjalën e Zotit dhe besojmë se ai është ende në kontroll, me një qëllim specifik në mendje. Kështu që ne vazhdojmë, duke u mbështetur tek ai. Ndërsa vazhdojmë, orë për orë, ditë për ditë, javë për javë, bëhemi më të fortë. Besimi ynë rritet, pjekuria jonë rritet, besimi ynë tek Zoti rritet. Ndërsa bëhemi më të fortë, ne besojmë në mirësinë e Zotit, më shumë sesa në rrethanat tona. Ne mësojmë të besojmë në premtimet e Zotit.

Besimi në Zotin, mund të jetë themeli yt i fortë.

Nëse akoma do të besosh, atëherë Zoti do të të takojë, në mes të përpjekjeve të tua për të besuar. Edhe nëse e hedh Biblën përtej dhomës dhe tund grushtin tënd ndaj Zotit ose e pyet atë, siç bëri Habakuku, Zoti do të nderojë sinqeritetin plot pasion të ndjekjes tënde. Nëse vërtet do të përjetosh afërsinë dhe kujdesin e Zotit për ty, ndërsa kalon sprova—dhe e dëshiron atë më shumë sesa rrethanat e ndryshme—atëherë ai do të vijë, përkrah teje në çdo hap.

Lutu: Zot, unë po zgjedh të besoj në mirësinë dhe dashurinë tënde. Unë besoj në Jezusin, Birin tënd, dhe atë që ai bëri për të më shpëtuar. A do të bëhesh themeli i jetës time?

Nëse sapo je lutur, që ta bësh Jezusin themelin e jetës tënde, lexo këtë.

Dita 10Dita 12

Rreth këtij plani

Hope In The Dark

Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë nga libri i Pastorit Craig Groeschel, "Shpresë në Errësirë", mund të jetë pikërisht ajo që të nevojitet. Nëse dëshiron të besosh, por nuk je i sigurt se si ta bësh, ky plan është për ty.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Pastorin Craig Groeschel dhe Life.Church që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://craiggroeschel.com/