Shpresë në ErrësirëShembull
Besim i Vënë në Provë
Unë jam një nga ata persona, që preferoj të mbytem me besim, sesa të notoj pa të.
—Stanley Baldwin, Kryeminister i Britanisë
Po sikur të jesh duke jetuar me besim, por ende nuk i shikon të përmbushura premtimet e Perëndisë ne jetën tënde? A guxon ende të besosh që Ai do e mbajë premtimin, edhe pse ende nuk po e shikon të realizohet, gjatë kohës tënde këtu në tokë? A është e mundur që të kesh një marrëdhënie personale me Perëndinë, sa që të jesh në gjendje ta duash dhe t’i shërbesh, pavarësisht zhgënjimit tënd?
Habakuku është një mësues i mirë për këtë lloj mësimi, sepse ishte brezi pasardhës që pa të realizohej premtimi i Perëndisë, për të ndërshkuar babilonasit.
Kjo është një kohë e gjatë pritjeje.
Por Perëndia është ende besnik.
Habakuku na jep tre fjalë tek të cilat mund të kapemi, atëherë kur duket sikur Perëndia nuk e ka realizuar atë që ka premtuar. Pavarësisht se çfarë je duke kaluar, kurrë mos i harro këto fjalë.
Nëse dëshiron që të rritesh në praninë e Perëndisë—pavarësisht çdo gjëje—këto janë tre fjalë që duhet t’i mbash mend, gjatë rrugëtimit tënd drejt një marrëdhënie intime dhe besimi të plotë tek Ai:
“Por Perëndia . . .”
Këto fjalë do i gjesh te Habakuku 2:20, ku profeti, pasi ka pranuar faktin që nuk i pëlqen ajo se çfarë po ndodh, thotë, “Por Perëndia është në tempullin e Tij të shenjtë. tërë dheu le të heshtë përpara tij.“
Bota mund të duket e përmbysur, por Perëndia është ende aty.
Kur nuk ke asnjë zgjidhje tjetër, kur idetë dhe burimet e tua kanë avulluar, kur kontrolli mbi një situatë të ka ikur nga duart, Perëndia është ende aty. Kur gjunjët të dhembin nga qëndrimi në lutje, por ende nuk mund të kuptosh nëse Perëndia po të dëgjon, Ai është ende aty.
Pavarësisht se çfarë po ndodh në jetën tënde, Perëndia është në tempullin e Tij të Shenjtë.
Lutu: Perëndi, a do t’më mundësosh të ndjej praninë tënde në mënyra të reja? A do të më tregosh se sa pranë je?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë nga libri i Pastorit Craig Groeschel, "Shpresë në Errësirë", mund të jetë pikërisht ajo që të nevojitet. Nëse dëshiron të besosh, por nuk je i sigurt se si ta bësh, ky plan është për ty.
More