Del, që popullin tënd të shpëtosh, të shpëtosh të vajosurin tënd. Kryet e shtëpisë ia shembe të mbrapshtit, e zhveshe nga themeli deri në majë. selah Me heshtën e vet e shpove kreun e ushtarëve që furishëm mësynë për të më degdisur e që thërrasin si të babëzitur, për të përpirë të mjerin që fshihet. E shkele detin me kuajt e tu dhe deti i madh shkumëzon. E dëgjova e barku m'u trazua, buzët m'u drodhën prej zërit, kalbësira m'i kaploi eshtrat e këmbët zunë të më dridhen. Por, i qetë do të pres për fatkeqësinë që do ta zërë popullin që po na sulmon. Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë, hardhia fryt nuk do të japë, mundi i ullirit do të zhbëhet, arat nuk do të prodhojnë ushqim, dhentë do të mungojnë nëpër vatha, e stallat nuk do të kenë qe, unë ZOTIT do t'i ngazëllehem, do të gëzohem me Perëndinë, shpëtimtarin tim. ZOTI, Zoti im, është fuqia ime, m'i bën këmbët si të drerit, në vende të larta më bën të eci».
Lexo Habakuku 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Habakuku 3:13-19
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video