Habakuku 3:13-19
Habakuku 3:13-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Del, që popullin tënd të shpëtosh, të shpëtosh të vajosurin tënd. Kryet e shtëpisë ia shembe të mbrapshtit, e zhveshe nga themeli deri në majë. selah Me heshtën e vet e shpove kreun e ushtarëve që furishëm mësynë për të më degdisur e që thërrasin si të babëzitur, për të përpirë të mjerin që fshihet. E shkele detin me kuajt e tu dhe deti i madh shkumëzon. E dëgjova e barku m'u trazua, buzët m'u drodhën prej zërit, kalbësira m'i kaploi eshtrat e këmbët zunë të më dridhen. Por, i qetë do të pres për fatkeqësinë që do ta zërë popullin që po na sulmon. Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë, hardhia fryt nuk do të japë, mundi i ullirit do të zhbëhet, arat nuk do të prodhojnë ushqim, dhentë do të mungojnë nëpër vatha, e stallat nuk do të kenë qe, unë ZOTIT do t'i ngazëllehem, do të gëzohem me Perëndinë, shpëtimtarin tim. ZOTI, Zoti im, është fuqia ime, m'i bën këmbët si të drerit, në vende të larta më bën të eci».

Habakuku 3:13-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ke dalë për të shpëtuar popullin tënd, për të shpëtuar të vajosurin tënd; ti ke goditur kokën e shtëpisë së të pabesit, duke e nxjerrë lakuriq nga themelet e deri lart. Ti ke shpuar me shigjetat e tua kokën e fshatrave të tij; ata kishin ardhur si një uragan për t'i shpërndarë, duke lëshuar britma gëzimi, sikur po gllabëronin të mjerin në fshehtësi. Me kuajt e tu ke ecur përmes detit, nëpërmjet një mase të madhe ujërash. Kam dëgjuar dhe të përbrendshmet e mia u drodhën dhe buzët e mia u drodhën në atë zë; një krimb hyri në kockat e mia dhe një frikë e madhe më pushtoi përbrenda. Megjithatë do të rri i qetë ditën Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla, unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim. Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t'i bëjë këmbët e mia si ato të drerëve dhe do të më bëjë të eci mbi lartësitë e mia". Mjeshtrit të korit. Për veglat me tela.