I Pathyeshëm me Lisa BevereShembull
Dëshiron të jesh i njohur. . . apo dëshiron të jesh një person me ndikim?
Popullariteti dhe ndikimi duken të ngjashëm, por ato janë shumë të ndryshëm. Popullariteti kërkon që të ndjekësh turmat ose ti tregosh atyre atë që duan të dëgjojnë. Por ndikimi të fton të qëndrosh mbi të vërtetën pavarësisht nga turma.
Në thelb të saj, e vërteta nuk është një diçka, por një dikush, sepse Jezusi tha që Ai është e vërteta. Jezusi gjithashtu tha që Fjala e Zotit është e vërteta. Bota pëlqen të mendojë se e vërteta është luhatëse dhe relative, por e vërteta që është e rrënjosur në personin e Jezusit dhe Fjalën e Zotit nuk ndryshon kurrë. Në një botë plot me opinione, e vërteta e Zotit na drejton në bindje me të cilat mund të ndërtojmë jetën tonë.
Duhet të jemi të kujdesshëm të dallojmë ndryshimin midis opinioneve dhe bindjeve. Bota jonë nuk ka nevojë për rrëmujën që vjen me opinionet e shumta. Ajo ka nevojë për stabilitetin që vjen me të vërtetën. Le të mos kontribuojmë në zhurmën që shpërqëndron dhe na pengon të shikojmë drejt Shkrimit dhe Frymës të së vërtetës.
Opinionet janë të lehta për t’u krijuar dhe të shpejta për t’u ndryshuar, por vështirë të pastrohen nëse kemi qenë të shkujdesur në përhapjen e opinioneve tona rreth e përqark. Ato mund të bëhen si mbeturina që ndotin jetën e të tjerëve dhe tonën. Duhet t'i ruajmë me kujdes fjalët tona, për t'u siguruar që jemi pjesë e zgjidhjes për problemet që jemi vajosur për të ndryshuar.
Unë të sfidoj të korigjosh jetën tënde dhe të korigjosh fjalët që zgjedh të shqiptosh. Kushtoji vëmendje asaj që lexon, dëgjon, thua ose poston. Mos i transmeto çështjet e familjes tënde ose çështjet e kishës, që t’i shikojë e gjithë bota. Gjithashtu, në të njëjtën kohë, mos rri i heshtur për to: Bisedo me familjen për problemet familjare. Nëse dikush nuk është i përfshirë në problemin ose zgjidhjen, mos i përfshi ata pa qenë nevoja. Kjo vetëm rrit problemin në vend që ta zgjidhë atë.
Si është heshtja për çështje të rëndësishme njësoj si miratimi i tyre? Çfarë do të thotë të korigjosh fjalët e tua në një mënyrë që të jesh pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Çfarë është e vërteta? Kultura po blen gënjeshtrën se e vërteta është një lum, që tërhiqet dhe rrjedh me kalimin e kohës. Por e vërteta nuk është një lum - është një shkëmb. Dhe në një det të egër mendimesh, ky plan do të të ndihmojë t’a ankorosh shpirtin tënd - duke të dhënë një sens të qartë drejtimi në një botë që endet.
More