Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

I Pathyeshëm me Lisa BevereShembull

Adamant With Lisa Bevere

DITA 2 NGA 6

Askush nuk rritet i paprekur nga errësira. Ne të gjithë dëgjojmë zërat rreth nesh deri në një farë mase, duke na gjykuar dhe etiketuar. Shumica nga ne, në mos të gjithë, i kemi dhënë edhe vetes etiketa - identitete të rreme për të cilat do të betoheshim ishin të vërteta.

Kur Zoti afrohet pranë nesh, nuk është që të na dënojë, por të na mbledhë intimisht tek Ai vetë, që të mund të dëgjojmë zërin e Tij të deklarojë të vërtetën se kush jemi në të vërtetë.

E vërteta është: Ne nuk jemi errësira e së kaluarës sonë. Dhe nuk përcaktohemi nga gabimet tona, gjinia, apo nga ndonjë gjë e jashtme. Përkundrazi, jemi shpirtra të krijuar në imazhin e Zotit, të formuar për intimitet me Atë që na dha frymë.

E humbim shikimin e identitetit tonë kur i bashkëngjitemi gjërave të gabuara. Kjo është arsyeja pse Zoti do të heqë etiketat kufizuese që kemi zgjedhur gjatë rrugës. Fryma e Tij funksionon thellë brenda nesh, duke hequr të vjetrën dhe duke zbuluar atë që duhet të shihet akoma.

Ndoshta frika dhe pasiguria të kanë bërë të refuzosh punën e Zotit në jetën tënde. Por sot, Zoti po u flet atyre vendeve që ti mendoje se ishin të braktisura, dhe Ai po të propozon t'i trasformoj ato në një kopësht përsëri.

Por ne duhet të jemi të gatshëm ta lejojmë Zotin të ndajë dritën nga errësira në jetën tonë. Zoti nuk do të lejojë gënjeshtrat që janë thënë për ty të mbeten. Ai nuk do të lejojë që gjërat që i ke thënë vetes të jenë fjalët e fundit. Përkundrazi, Ai do të afrohet ty në mënyrë që Ai të zbulojë intimisht diçka të re në ty, diçka që sjell shërim të plotë në çdo fushë dhimbjeje, duke të liruar të jetosh në të vërtetën se kush Ai thotë që je.

Zoti është kaq intim në mënyrë të pathyeshme. Ai do të shkojë në thelbin e dhimbjes tënde për të të shëruar prej saj, por ti duhet ta lejosh Atë që ta bëjë këtë. Si mund të duket kjo në jetën tënde?

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Adamant With Lisa Bevere

Çfarë është e vërteta? Kultura po blen gënjeshtrën se e vërteta është një lum, që tërhiqet dhe rrjedh me kalimin e kohës. Por e vërteta nuk është një lum - është një shkëmb. Dhe në një det të egër mendimesh, ky plan do të të ndihmojë t’a ankorosh shpirtin tënd - duke të dhënë një sens të qartë drejtimi në një botë që endet.

More

Dëshirojmë të falenderojmë John dhe Lisa Bevere që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://iamadamant.com