Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

I Pathyeshëm me Lisa BevereShembull

Adamant With Lisa Bevere

DITA 1 NGA 6

Njerëzit me shekuj kanë kërkuar për një substancë që e quanin adamas . Ky gur i errët do të ishte i fuqishëm, magnetik, ndriçues dhe i pathyeshëm. Sunduesit mendonin se nëse do ta gjenin ndonjëherë, do të mund ta përdornin atë për armë dhe forca të blinduara në mënyrë që të bëheshin të pamposhtur. Për qindra vjet, heronjtë kanë shkuar në kërkim të këtij guri magjik.

Më pëlqen ideja e gjithë kësaj. Ka diçka tërheqëse në kërkimet dhe në gurët e çmuar, por askush nuk shkon më në kërkime për gurë mistik. Tani kërkimi ka ndryshuar. Nuk është më një mineral i papërshkueshëm që bota po kërkon; ata janë duke kërkuar për një të vërtetë të papërshkueshme dhe të pandryshueshme.

Në thelbin tonë, ne duam diçka të qëndrueshme, diçka të palëkundur. Edhe Pontius Pilati e pyeti Jezusin: "Çfarë është e vërteta?" Për shumë njerëz, kjo është një pyetje e vështirë - dhe për një kohë shumë të gjatë, kemi qenë të gatshëm ta lëmë atë të papërgjigjur.

Jetojmë në një kohë kur kemi nevojë për biseda thelbësore, marrëdhënie thelbësore dhe një lidhje thelbësore me Fjalën e Zotit, që është e vërteta. Jemi një brez që na është hequr frika, dhe shumë shpesh mbetemi me ndjekje boshe, të hedhura dhe të kthyera në një lum të ashtuquajtur e vërteta.

Por e vërteta nuk është një lum. Është një shkëmb.

Në mes të gjithë këtij konfuzioni dhe krahasimi, duhet t'i drejtohemi Jezusit. Ai është Shkëmbi ynë, i Pathyeshmi ynë: i palëvizshëm dhe i palëkundshëm. Ne jemi të ftuar të krijojmë jetën tonë në Të - jo vetëm mbi Të, por në Të - si themeli ynë i fortë. Ai është pikëmbështetja e vetme e sigurt në një botë të mbushur me zhavorr.

Kur e bëjmë këtë, Ai bën që ne të jemi të vendosur, ashtu si Ai. Ai është gurthemeli, por ne jemi gjithashtu gurë të gjallë, të ndërtuar së bashku me Të në një shtëpi shpirtërore që shërben si një vend i sigurt dhe strehim për të gjithë ata që janë të tronditur nga bota jonë që është gjithnjë në ndryshim.

Kjo është pjesë e thirrjes sonë si të Krishterë - të qëndrojmë të patundur në të vërtetën, jo vetëm për interesin tonë, por edhe për interesin e atyre që janë në kërkim të diçkaje mbi të cilën mund të ndërtojnë jetën e tyre.

Çfarë do të thotë për ty që Jezusi është Shkëmbi? Cilat janë fushat ku e vërteta është bërë e rrjedhshme në botën tënde?

Dita 2

Rreth këtij plani

Adamant With Lisa Bevere

Çfarë është e vërteta? Kultura po blen gënjeshtrën se e vërteta është një lum, që tërhiqet dhe rrjedh me kalimin e kohës. Por e vërteta nuk është një lum - është një shkëmb. Dhe në një det të egër mendimesh, ky plan do të të ndihmojë t’a ankorosh shpirtin tënd - duke të dhënë një sens të qartë drejtimi në një botë që endet.

More

Dëshirojmë të falenderojmë John dhe Lisa Bevere që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://iamadamant.com