Mateu 28
28
Ngjallja
1Të shtunën herët, në agun e ditës së parë, Maria Magdalenë dhe Maria shkuen me këqyrë varrin. 2Dhe, ja, ra një tërmet i fortë. Një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, u afrue me rrokullisë gurie e u ul mbi të. 3Fytyra e tij ishte si vetima e petkat e tij vëzulluese si bora. 4Prej frikës së tij u drodhën rojet e u banë si të vdekun. 5Engjëlli u kthye e u foli grave: «Mos u tutni, ju! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuemin. 6Nuk asht këtu, se u ngjall siç pati thanë. Ejani e shihni vendin ku ishte shtri.
7Shkoni shpejt e thoniu nxanësve të tij se ai u ngjall prej të vdekunve e të shkojë përpara jush në Galile. Atje do të shfaqet. Ja, jua thashë».
8Ato u larguan shpejt nga varri dhe plot frikë e gëzim të madh vrapuen n joftue nxanësit. 9Dhe, ja, Jezusi i takoi e u tha: «Ju falem!». Ato iu afruen, i mbërthyen kambët dhe e adhuruan. 10Atëherë Jezusi u tha: «Mos u tutni! Shkoni e njoftoni vëllaznit të mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin».
Dëshmia e rojeve
11Kur po ecnin, ja, disa prej rojtarisë shkuen në qytet e njoftuen krepriftën për gjiçka kishte ndodhë. 12Kryepriftënt e pleqtë morën vendimin me u dhanë ushtarëve një shumë të madhe paresh 13e u thanë: «Thoni se nxanësit e tij erdhën natën dhe e vodhën kur ju po flinit. 14Nëse kjo merret vesh nga qeveritari, na do ta bindim e do t'ju lirojmë nga telashet». 15Ata morën paret e vepruen simbas mësimit që morën.
E kjo fjalë asht përhapë ndër judej deri më sot.
Porosia
16Të njëmbëdhjetë nxanësit shkuen në Galile, në malin që u kishte caktue Jezusi. 17Kur e panë, e adhuruen, por disa prej tyne u ndërdyshën. 18Jezusi u afrue e u foli: «Mue më asht dhanë çdo pushtet në qiell e mbi dhe, 19prandaj shkoni e mësoni të gjitha kombet dhe pagëzojini në emën të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë. 20Mësojini me zbatue gjithçka ju urdhnova unë. Dhe, ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në të sosun të botës».
Currently Selected:
Mateu 28: DHRG
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania