Marku 1
1
1Fillimi i kumtit të mirë të Jezu Krishtit, Birit të Hyjit,
2sikurse asht shkrue te profeti Isaia:
Ja, po dërgoj engjëllin tim para teje
i cili do të përgatisë udhën tande.
3 Zani i dikujt që thërret në shkretinë:
Bani gati udhën e Zotit,
drejtoni shtigjet e tij.
4Në shkretinë u shfaq Gjon Pagëzuesi, tue shpallë një dëlirje#1.4 pagëzim pendestare për faljen e mëkateve. 5Mbarë krahina e Judesë e të gjithë jerusalemasit dilnin te ai e dëlireshin prej tij në lumin Jordan, tue i pranue mëkatet e veta.
6Gjoni ishte i veshun me lesh deveje e me një brez lëkure rreth ijesh. Hante karkaleca e mjaltë të egër. 7Ai shpallte tue thanë: «Po vjen një ma i fortë se unë, mbas meje. Unë nuk jam i denjë me u përkulë e me ia zgjidhë lidhëset e sandaleve. 8Unë ju dëlira me ujë, por ai do t'ju dëlirë me Shpirtin e Shenjtë».
Pagëzimi i Jezusit
9Ato ditë Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u dëlir në Jordan prej Gjonit. 10E, menjëherë, me të dalë prej ujit, pa qiejt shqyem dhe Shpirtin tue zbritë mbi të si pëllumb. 11Një za doli prej qielli: «Ti je im bir, i dashtuni. Ti më pëlqeve».
Sprova e Jezusit
12Dhe menjëherë Shpirti e nxori Jezusin në shkretinë. 13Ai ishte në shkretinë katërdhjetë ditë, i sprovuem prej Satanit. Ishte me egërsinat, por i shërbenin engjëjt.
Fillimi i shërbesës
14Mbas dorëzimit të Gjonit Jezusi erdhi në Galile, tue shpallë lajmin e mirë të Hyjit 15e tue thanë: «U plotësue koha dhe u afrue mbretnia e Hyut. Ndërroni mendje e besoni në lajmin e mirë».
Ndjekësit e parë
16Kur ishte tue kalue pranë detit të Galilesë, pa Simonin dhe Andrenë, vëllanë e Simonit, tue hedhë rrjetën në det, se ishin peshkatarë. 17Atëherë Jezusi u tha: «Ejani mbas meje e do t'ju baj me u kthye në peshkatarë njerëzish» 18E, menjëherë, me të lanë rrjetat, e ndoqën.
19Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, edhe ata në lundër, tue arnue rrjetat. 20Dhe menjëherë i thirri. Me të lanë atin e tyne, Zebedeun, në varkë me mëditësit e vet, shkuen mbas tij.
Dëbimi i shpirtit të ndytë
21Atëherë shkuen në Kafarnaum e, menjëherë, të shtunën, hyni në sinagogë e ai po jete një mësim. 22Ata habiteshin me mësimin e tij, se ishte tue i mësue si një që ka pushtet e jo si shkruesit. 23Dhe, menjëherë, sinagogën e tyne ishte një njeri me një frymë të papastër, cili bërtiti 24tue thanë: «Çka ke me ne, o Jezus Nazaretasi? A erdhe me na shkatërrue? E di kush je: shenjti i Hyjit».
25Por Jezusi e kërcënoi e i tha: «Mej e dil prej tij!». 26Atëherë fryma e papastër e shkundulloi dhe, mbasi bërtiti me za të naltë, doli prej tij.
27Ata u mahnitën të gjithë dhe pyetnin njani-tjetrin: «Çka asht kjo gja? Nji mësim i ri, me pushtet! Edhe shpirtënt e papastër i urdhnon dhe e ndëgjojnë». 28E i doli zani menjëherë kudo, në të gjithë krahinën e Galilesë.
Në shtëpinë e Pjetrit
29E menjëherë, me të dalë nga sinagoga, hynë në shtëpinë e Simonit e të Andresë, me Jakobin dhe Gjonin. 30Vjehrra e Simonit dirgjej prej zjarrmisë dhe i treguen menjëherë për të. 31Sapo u afrue, e ngriti, tue e marrë për dore. Zjarrmia i ra dhe ajo u shërbente.
32Kur u ba mbramje, mbasi kishte perëndue dielli, sollën tek ai të gjithë ata që kishin lëngata e të djallosunit. 33Mbarë qyteti ishte mbledhë te dera. 34Ai shëroi shumë nga ata që kishin lëngata të ndryshme dhe dëboi shumë djaj. Djajtë nuk i la me folë, se e njihnin.
Predikimi në Galile
35Në ag, kur terri ishte ende i dendun, u çue, doli, shkoi në një vend të vetmuem e atje u lut. 36Simoni dhe ata që ishin me të e gjurmuen. 37Kur e gjetën i thanë: «Të gjithë të kërkojnë». 38Ai u tha: «Të shkojmë tjetërkund, në katundet e afërme, që të predikoj edhe atje, se prandaj dola». 39E shkoi tue predikue nëpër sinagogat e tynë, në mbarë Galilenë, e tue debue djajtë.
Pastrimi i të gërbulunit
40Atëherë erdhi tek ai një i gërbulun, tue e thirrë, tue u gjunjëzue e tue i thanë: «Po të duesh, ti mundesh me më pastrue».
41Ai u mallëngjye, shtriu dorën, e preku e i tha: «Due. Kjosh pastrue!». 42E menjëherë u largue prej tij gërbula dhe ai u pastrue. 43Atëherë e porositi, e nisi menjëherë 44e i tha: «Shih se mos i thue kujt, por shko, paraqitu tek prifti dhe kushto për pastrimin tand çka ka urdhnue Moisiu, si dëshmi për ta». 45Por, me të dalë, filloi me e shpallë fort dhe me e hapë fjalën, saqë ai nuk mundte ma me hy në qytet haptas, por ndenji përjashta, në vende të vetmueme, por vinin tek ai prej gjithkah.
Currently Selected:
Marku 1: DHRG
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania