1
Mateu 28:19-20
Dhiata e Re në Gegnisht
prandaj shkoni e mësoni të gjitha kombet dhe pagëzojini në emën të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë. Mësojini me zbatue gjithçka ju urdhnova unë. Dhe, ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në të sosun të botës».
Compare
Explore Mateu 28:19-20
2
Mateu 28:18
Jezusi u afrue e u foli: «Mue më asht dhanë çdo pushtet në qiell e mbi dhe
Explore Mateu 28:18
3
Mateu 28:5-6
Engjëlli u kthye e u foli grave: «Mos u tutni, ju! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuemin. Nuk asht këtu, se u ngjall siç pati thanë. Ejani e shihni vendin ku ishte shtri.
Explore Mateu 28:5-6
4
Mateu 28:10
Atëherë Jezusi u tha: «Mos u tutni! Shkoni e njoftoni vëllaznit të mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin».
Explore Mateu 28:10
5
Mateu 28:12-15
Kryepriftënt e pleqtë morën vendimin me u dhanë ushtarëve një shumë të madhe paresh e u thanë: «Thoni se nxanësit e tij erdhën natën dhe e vodhën kur ju po flinit. Nëse kjo merret vesh nga qeveritari, na do ta bindim e do t'ju lirojmë nga telashet». Ata morën paret e vepruen simbas mësimit që morën. E kjo fjalë asht përhapë ndër judej deri më sot.
Explore Mateu 28:12-15
Home
Bible
Plans
Videos