YouVersion Logo
Search Icon

Romanë 12

12
Krie e dimbëdhjetëtë
1U lutem adha juvet, o vëllazër, për ndëjesë të Perndisë të bëni kurmetë tuaj kurban të gjallë, të Shënjtëruarë, të pëlqierë te Perndia (që është) të falturitë me mënd tuaj.
2E të mos jini të kthierë sikundrë kthenetë këjo jetë, po ktheni vetëhenë tuaj me të përtërijturë të mëndiesë suaj, që të njihni juvet cila është thelim’ e Perndisë e mira e më e pëlqiera, edhe e sosura.
3Thom adha për dhurëti, që më është dhënë, mbë sa janë ndër juvet, të mos jini më të urtë se sa duhetë të jini të urtë. Po të jini sado t’urtë, e sikundr’ është masëja e besësë, që është ndarë nga Perndia mbë cilëdo.
4Sepse sikundrë ndë një kurm kemi shumë anë, e të gjitha anëtë nukë kanë një të tillë punë.
5Kështu edhe navet të gjithë një kurm jemi mbë Krishtinë, e cilido prej nesh jemi krahë të njëri-jatërit.
6Po kemi lloi-lloi dhurëtira, sikundrë qe të dhënëtë që na i dhëruanë nevet, cili ka profiti (le ta punojë) sikundr’ është kanoni i besësë.
7Kush ka shërbesë, le të shërbejë. Kush është dhaskal, le të dhidhaskalepsjë ndë dhidhaskali.
8E ai që parigoris, le të punojë ndë parigori. E ai që ep nga e tija, le ta bëjë me zëmërë të mirë. Ai që është i parë, le të jetë i shpejtë. Kush bën lejmosin, le ta bëjë me buzë mbë gaz.
9Dashuria le të mos jetë për faqe. Të keqenë të urreni, e të doi të mirënë.
10Të doi njeri-jatërinë me dashuri vëllazërisht, ndë nder të shkoi njeri-jatërinë.
11Ndë punëra jo të mpitë, të ngrohëtë ndë Shpirt, kur të punojmë navet Zotnë.
12Të gëzuarë ndë shpëresë, të durimçim ndë shtrëngim. Ndë të luturë të pritni.
13Ndë hri të Shënjtorëvet të epni, fillokseninë ta ndiqni.
14Të bekoni ata që ju ndjekënë juvet. Bekoni, e mos mallëkoni.
15Të gëzoni me ata që gëzonenë, e të qai me ata që qajënë.
16Të kini një mënd mbë njeri-jatërinë. Mos silloisni të lartatë, po të ujnji bashkë me të ujnjëritë. Mos u bëni të urtë me vetëhe tuaj.
17Mos epni ndonjëit të keq për të keq. Vështroni të jini mirë përpara gjithë njerëzet.
18Ndë mundjëtë nga ana juaj të kini paq me gjithë njerëz.
19Mos e merri hakënë vetiut, vëllazër të dashurë, po mërgoni urgjinë, sepse është shkruarë: Unë do ta marr hakënë. Unë do të bëj llogori, thotë Zoti.
20Ndë i vjen u vëllait sit, epi bukë të hajë. Ndë i vjen et, epi ujë të pijë. Sepse kur të bëç këtë, do të mbëjedhç thingjij të dhezura mbi krie të tij.
21Mos duaj të mundeç nga e liga, po mund të keqenë me të mirënë.

Currently Selected:

Romanë 12: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in