YouVersion Logo
Search Icon

Romanë 11

11
Krie e njëmbëdhjetëtë
1Thom un’ adha: Mos e shtiu poshtë Perndia llaon’ e saj? Mos qoftë kurrë! Sepse edhe unë jam Israilit, nga far’ e Avraamit, nga filia e Veniaminit.
2Nuk’ e shtiu poshtë Perndia llaon’ e saj që e pat njohurë më përpara? A nuk’ e diji se ç’thotë karta nd’Istori të Iliasë, që ai rri e i lutetë Perndisë kondrë Israilit, e thotë.
3O Zot, profitet’ e tu i vranë, e thisiastiret’ e tua i gremisnë. E unë mbeçë vetëmë, e kërkojënë Shpirtinë tim.
4Po ç’i thot’ atij të përgjegjurit’ e Perndisë? Laçë për vetëhe time shtatë mijë burra, që nukë ujnjë gjunjë të falishnë Vaalit.
5Kështu edhe ndashti adha shpëtuanë të ruajturitë, sikundrë qe të zgjedhurit’ e dhurëtisë.
6E nd’është për hir adha, nuk’ është më për punëra, sepse ndrishe hiri nuk’ është më hir, ma nd’është nga punëtë, nuk’ është më hir. Ndrishe puna nuk’ është më punë.
7E ç’ësht’ adha? Atë që kërkon Israili nuk’ e gjeti; po të zgjedhuritë e gjetnë, e gjithë të tjerëtë u verbuanë.
8(Sikundr’ është shkruarë: U dha ature Perndia Shpirt të marrëzisë, si, e të mos shohënë, veshë, e të mos digjojënë), ngjera sot e gjithë ditënë.
9Edhe Dhavidhi thotë: U bëftë mësalla e ture një dhokan për ta, një lak, e një grackë, për pagë të ture.
10U erçinë sit’ e ture të mos shohënë. E rëndou gjithënjë supn’ e ture.
11Thom adha unë: Mos u mbodhisnë për të rarë? Mos qoftë kurrë! Po grëmisëj’ e ture u bë shpëtim ndë të tjera fili, që të qenë ata zili mbë ta.
12E nd’është që grëmisëja e ature është zotëri e botësë, e varfëria e ature zotëri e filivet së tjera, sa më tepërë të mbushurit’ e ture?
13Mbë ju Ethnikotë thom, ngjera sa jam unë Apostoll i Ethnikovet, të shërbieritë tim nderoj.
14Mos vijë ndë zili kurmi im, e sos ndoca nga ata.
15Sepse nd’u bë të shtirëtë poshtë t’ature të paqtuarit’ e botësë, ç’do të jetë të dheksurit’ e ture, përveçe të ngjallturitë nga të vdekuritë?
16E nd’është të nisuritë të Shënjtëruarë, edhe brumëtë të Shënjtëruarë. E nd’është rrënja e Shënjtëruarë, edhe degatë.
17E nd’u çqienë ca nga degatë, e ti që jeshe Ulli i egrë u mboliase ndë vënd të ture, e u bëre shok i rrënjësë, edhe i lezetit së ullirit.
18Mos u mburr kondrë degavet. Ma ndë mburre, ti nukë mban rrënjënë, po rrënja të mban ti.
19Ma do të thuaç: U çqienë degatë, që të mboliasem unë.
20Mirë (thua), për të pabesllëk u çqienë, e ti rri i shëndoshë ndë besë. Mos u mburr adha, po trëmbu.
21Sepse ndë mos kurceu Perndia degat’ e fisme, mos nukë kurcejë edhe tij.
22Vështro adha të butëtë edhe të egrët’ e Perndisë. T’egrëtë mb’ata që ranë, e të butëtë mbë tij, ndë qëndrofç ndë të mirë. E ndë mos, do të priteç edhe tij.
23Edhe ata ndë mos mbeçinë ndë të pabesllëk, do të mboliasenë përsëri, sepse Perndia është e fortë t’i mboliasjë ata edhe një herë.
24Sepse nd’është që ti u këpute nga Ulliri i egrë i fismi, e u mboliase ndë të parafism Ulli të butë, sa më tepërë këta të fismitë do të mboliasenë ndë ulli të ture?
25Sepse nukë dua unë, vëllazër, të mos e diji juvet këtë të fshehurë (të mos jini të urtë me vetëhe) që të verbuaritë mbë Israilë u bë mbënjanë, ngjera sa të hijë të mbushurit’ e filivet.
26E kështu do të sosetë gjithë Israili, sikundr’ është shkruarë: Do të vijë nga Sioni ai që shpëton, e do të zbojë të pabesllëknë nga Iakovi.
27E këjo dhjatë nga meje është mb’ata, kur t’u ngrë ature fajetë.
28Këta dha nga an’ e Ungjillit janë armiq për juvet. E nga an’ e së zgjedhurësë, janë të dashurë për sebep të baballarëvet.
29Sepse dhurëtit’ e Perndisë e të thirrëtë, nukë kanë të ndërruarë.
30Sepse sikundrë nukë besuatë edhe juvet njëherë mbë Perndinë, e ndashti u eleisi Perndia për pabesllëkn’ e këture.
31Kështu edhe këta ndashti nukë besuanë mbë lejmoni që u bë mbë juvet, që të gjejënë edhe ata lejmoni.
32Se Perndia i shtrëngoi të gjithë ndë të pabesllëk, që të bëjë lejmoni për të gjithë.
33O të thellë të së pasurësë e të sofisë e të dijturësë Perndisë! Sa të paksetaksura janë gjuqet’ e asaj, e të pakupëtuara udhët’ e saj!
34Sepse kush njohu mëndien’ e Zotit? E kush i dha atij nasihat?
35A cili qe i parë që t’i ip atij, e do t’i kthenetë atij mbë të prapë?
36Sepse nga ai, edhe për atë, edhe mb’atë janë gjithë punëtë. Nde ai lëvdimi ndë jetë të jetësë. Ashtu qoftë!

Currently Selected:

Romanë 11: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in